Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa (71) ndihmoi në shpëtimin e dy grave, kajaku i të cilave u përmbys në provincën Algarve.
Në foto, shihet teksa presidenti po notonte drejt grave që ishin larguar nga rrymat e detit.
Ai më vonë u tha gazetarëve se rrymat detare i kishin tërhequr ato larg nga plazhi.
Rebelo de Sousa aktualisht është me pushime në provincën jugore të Algarve, duke promovuar kështu turizmin portugez.
Ekonomia e Portugalisë është shumë e varur nga sektori i turizmit, i cili është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit.
Presidenti foli me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re gratë në ankth.
Ai u filmua duke u notuar drejt tyre për t’iu dalë në ndihmë. Ato u arritën më herët nga një burrë që po përpiqej të kthente kajakun, dhe një person në një ski-jet u doli në ndihmë.