×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani thotë se Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke, por qeveria Hoti hoqi dorë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti për dialogun ka thënë se ky i fundit ka humbur mundësinë për njohje reciproke me Serbinë në Uashington.

    Kryeparlamentarja tha se Shtëpia e Bardhë e ka ofruar njohjen reciproke, por Kosova ka hequr dorë nga termi “Republikë”. E për njohje reciproke, Osmani tha se pritshmërinë e ka rritur vetë qeveria Hoti.

    Osmani; Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke

    Unë besoj që pritshmërinë i ka rritur vet qeveria e ka thënë edhe këtu edhe çdo kund tjetër që pikërisht këtë rezultat duhet të pritnim. E vërteta është që e ofrojë këtë, Shtëpia e Bardhë iu vendosi përpara Kosovës dhe Serbisë ku Kosova ishte e njohur si Republikë e Kosovës. Republikë e Kosovës. Unë po pajtohem se është abuzuar me atë paragrafin e 10 ku i bazohet pakicave, por Shtëpia e Bardhë e ofroi një dokument për të nënshkruar edhe nga Serbia. Ajo ka qenë njohja reciproke, nga ajo nuk është dashur të hiqet dorë”, tha Osmani.

    Ndërkohë i tha atij se e ka hapur temën e asociacionit në Bruksel, për të cilin tha se bashkë me Hashim Thaçin në 2013 e 2015 e kanë bërë, por siç tha do jenë të kujdesshëm që të parandalojnë të ri negociojnë prapë.

    Osmani: Për mua është interesante ky zhvillimi i dy-tri ditëve të fundit

    Për mua është interesante ky zhvillimi i dy-tri ditëve të fundit. Kjo loja e ping-pongut mes LDK-së dhe PDK-së se kush e ka bërë asociacionin. E vërteta është se edhe në 2013 edhe në 2015 keni qenë bashkë rreth asociacionit…2013 ju e përkrahet PDK-në se kurrë nuk i kish bo 2 të tretat e votave, bile bile prej opozitës e 2015 Hashim Thaçi i rrinte pip në këmbë Isa Mustafës derisa ai i nënshkruante parimet për Asociacionin. Bashkë atëherë e bashkë në 2013, pra asociacioni është një meritë e përbashkët, por kjo nuk do thotë që ne sot nuk do të kemi kujdesin e nevojshëm për të parandaluar një synim që ai të rinegocohet prapë”, tha ajo.

    Osmani tha se pjesa e dytë e marrëveshjes ku flitet për Ujamanin dhe shpërndarjen e burimeve ujore për çështje energjie është problematike.

    Osmani: Pjesa e dytë e marrëveshjes për Ujmanin po na pengon

    “Pjesa e dytë po na pengon, jo pjesa e parë. E mirëseardhur është amerika edhe për studim të fiizbilitetit”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.