×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Limaj thotë se Nisma mbështet dialogun që sjell njohjen reciproke, jo dialogun teknik

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se shkuarja e kryeministrit Avdullah Hoti ka qenë e dakorduar nga partnerët e koalicionit

    Megjithatë, ai ka thënë se Nisma druan se po rreshqitet drejt një dialogu teknik dhe partia të cilën ai e drejton nuk është për këtë opsion.

    Limaj thotë se Nisma është për dialog mes dy vendeve, por jo për dialog teknik dhe se tri vite janë humbur për teke individuale.

    “Pa njohje s’ka implementim të marrëveshjeve. Koha ka ardh në një marrëveshje gjithëpërfshirese, e cila e ka njohjen Brenda dhe organizimin në OKB. Ky është qëndrimi që duhet ta mbroj kryeministri Hoti. Dialog për njohje me afat kohor. Kosova është e interesuar me këto parime. Dialogu të ketë emër. Dialog për njohje. Ky dialog e mbështet Nisma”, ka thënë Limaj ndër të tjera në “Pressing”.

    Më tutje, Limaj ka thënë se nuk mund të fillohet dialog me tema të vecanta.

    “Neve na duhet një unitet. Nuk e di kur ka më ndodhë, por dialog me Serbinë nuk mund të ketë pa shumicën. Ka tri vite që angazhohem për këtë temë”, ka shtuar Limaj.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.