×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuqi: Jemi para një akti të kryer, kemi disa mundësi për ta nxjerr Telekomin nga kriza

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Ministri i ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, në seancën parlamentare ka thënë se gjithçka që tash kanë ndodhur me Telekomin, bllokimin e llogarive bankare e më pas edhe tërheqjen e mjeteve monetare ka një histori të gjatë, tashmë edhe të njohur.

    Në debatin për Telekomin, ministri Kuqi tha se pas arbitrazhit kanë tentuar të bëjnë një zgjidhje të shpejtë dhe nënkupton që ka dilema për kontratën bazë me Telekomin dhe Dardafonin.

    Kuçi ka thënë se ka bërë përpjekje të pandalshme për të evituar këtë situatë. Ai tha se ka pasur takim edhe me menaxhmentin e Dardafonit, Bordin e Telekomit, kryetarin e Gjykatës së Apelit, e kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

    Ministri ka shtuar se nuk është gjetur marrëveshja deri tani, por tha se shteti duhet t’ju dalë zot 2315 punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

    Kuqi: Kemi disa mundësi për të dalë nga kjo situatë

    “Ne jemi gjendur përballë një akti të kryer. Neve na është dashur të vepronim që llogaritë të zhbllokohen. Çështja e kontratës bazë e asaj çka është nënshkruar edhe në fakt ka përfunduar si kontratë vitin e kaluar, duhet të jetë subjekt i hetimit…Ne kemi parë disa mundësi që ju si kuvend të na ndihmoni për të gjetur mënyrën për të dalë si qeveri prej kësaj situate. E para është mundësia e marrëveshjes për shlyerjen e detyrimeve, e dyta me dhënë subvencione Telekomit për të kryer borxhin… Të huazohen mjete nga qeveria në llogari të Telekomit mirëpo këto mjete të kthene në një periudhë të caktuar. Si mundësi t’i jepet kredi afatgjate Telekomit në kuadër të masave të pandemisë si dhe të shikohet mundësia e privatizimit të pjesshëm të Telekomit”, ka thënë ministri Kuqi.

    Po ashtu, me rrezikimin e falimentimit të Telekomit, Kuçi tha se rrezikohet edhe siguria nacionale, ngase sistemi i komunikimit të institucioneve është tërësisht i bazuar mbi Telekomin e Kosovës.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/594887244733841/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.