×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Komisioni Evropian prezanton projekt-kornizën e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Komisionari evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Oliver Varhelyi njoftoi sot se Komisioni Evropian paraqiti një projekt-kornizë negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në Këshillin e Çështjeve të Jashtme të BE-së.

    Komisioni mori një ftesë në mars për ta paraqitur projektin në Këshillin e Punëve të Jashtme, kur u mor vendimi për hapjen e negociatave të pranimit, thuhet në njoftim.

    Oliver Varhelyi vlerësoi se sot është një tjetër hap i rëndësishëm për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi BE-ja ka përmbushur detyrimin e saj duke siguruar një kornizë konkrete për negociatat.

    “Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të pranimit, e cila u prezantua në shkurt, me qëllim që procesi të bëhet më i besueshëm, dinamik dhe i parashikueshëm”, tha Varhelyi.

    “Mezi pres diskutimin me shtetet anëtare mbi mundësinë e mbajtjes së konferencave të para ndërqeveritare me këto dy vende sa më shpejt të jetë e mundur. E ardhmja e tyre është e qartë në BE dhe kam besim se ato do të vazhdojnë të përmbushin reformën e tyre në rrugën evropiane, siç kanë bërë deri më tani”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjithë banorët e prekur nga zjarret në Gramsh dhe Delvinë, do të dëmshpërblehen. Në një...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ditëve të fundit, Shqipëria po përballet me vatra të shumta të zjarrit të cilët edhe po ua rrezikojnë jetën qytetarëve në disa...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Në pikën kufitare të Horgoshit, mes Hungarisë dhe Serbisë, policia serbe ka arrestuar dy persona, H.E. 49-vjep dhe B.E. 52-vjeç, dyshohet shtetas...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjithë banorët e prekur nga zjarret në Gramsh dhe Delvinë, do të dëmshpërblehen. Në një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese, ka bërë të ditur se vendimi i plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit do të publikohet në faqen zyrtare...
    Lajme14 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të enjten, mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të dytë me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.