Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar, të cilin e falënderoi për mbështetjen vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën dhe ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.
Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.
Ambasadori Ogasawar njoftoi se Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700.000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt mes dy vendeve mike.