×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti raporton javën tjetër në Kuvend, VV thotë se tanimë është vonë

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Në fillim të javës së ardhshme kryeministri Avdullah Hoti pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për arritjen e marrëveshjes për “normalizimin ekonomik” me Serbinë në kryeqendrën e ShBA-së, Uashington.

    Ani pse Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, e Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për raportim, një gjë e tillë nuk do të bëhet pa u kthyer deputetët nga pushimi, ndonëse rregullorja e Kuvendit e mundëson mbajtjen e një seance në çfarëdo kohe kur arrihen katërdhjetë nënshkrime.

    Ndërkohë gjatë ditës dhe vet shefi i ekzekutivit me anë të një shkresë drejtuar kryeparlamentares kërkoi të raportojë te të zgjedhurit e popullit.

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci thotë se ndonëse është vonë për raportim, kanë dorëzuar kërkesën që Hoti të paraqitet para deputetëve për të arsyetuar marrëveshjen e Uashingtonit. Derisa adresoi kritika edhe për partinë tjetër opozitare, PDK, që sipas tyre po e luajnë rolin e opozitës.

    “Tashmë është vonë për raportim, kryeministri i vendit do të duhej paraprakisht të kishte një unitet duke arritur, jo vetëm të informojë për platformën e objektivat e vet, por të marrë një përgjegjësi të plotë që mos të vijmë në një situatë të cilën jemi aktualisht që ngjanë si një bombë e kurdisur… dje kam dërguar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kërkesën që të shqyrtohet në kryesi dhe të ftohet në raportim kryeministri, pash nga mediat që ka pasur iniciativa edhe nga grupet tjera. Është për të ardhur keq që PDK-ja që është pseudo opozitë faktikisht, pas përfundimit të situatave si kjo kur kemi një nënshkrim të marrëveshjes duket që dëshirojnë të luajnë rolin e opozitës. Derisa në asnjë moment nuk e kanë pasur gatishmërinë të përkrahin iniciativat tona”, u shpreh ajo.

    Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se janë duke mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për të raportuar kryeministri Hoti. Pasi sipas tij i njëjti ka devijuar nga qëllimet kryesore të dialogut me Serbinë.

    “Jemi aktualisht në fazën e mbledhjeve të nënshkrimeve dhe konsultimeve me partitë tjera politike. Ne besojmë që në këtë fazë është e rëndësishme të sqarohet nga kryeministri se pse ka devijuar nga qëllimet kryesore që ka qenë marrëveshja finale ku njohja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të jetë e pashmangshme dhe kuptohet ulësja në OKB”, thotë ai.

    E monitoruesi i punës së Kuvendit, Allen Meta nga “D4D” e sheh të pamundshme mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave.

    “Përderisa nuk mund të ketë një bashkëpunim real mes LVV-së dhe PDK-së duke pasur parasysh se secila në mënyrën e vet dëshiron të marrë përsipër që të jetë e para për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme. Ne besojmë që për seancë të jashtëzakonshme ka nevojë për bashkëpunim të këtyre dy partive opozitare për momentin. Ndërkaq, duke pasur parasysh që Kuvendi është në pushim besojmë që data më e përafërt është kur kthehen prej pushimit gjithë kuvendi”, thotë Meta.

    E për një raportim të tillë shprehu gatishmëri kryeministri, Avdullah Hoti.

    “Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi”, thuhet në shkresën e tij drejtuar kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

    Të premten e javës së kaluar Kosova dhe Serbia në kryeqendrën e ShBA-së arritën marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet vete. Kjo nga paritë në pushtet u pa si hap i madh pozitiv, ndërsa opozitarët e kritikuan duke e cilësuar si të dëmshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.