×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    ​Zelanda e Re: Virusi erdhi nga jashtë kufijve

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Zelanda e Re raportoi sot 13 raste të reja me koronavirus në krahasim me nëntë që ishin një ditë më parë.

    Edhe pse kishte kaluar 100 ditë pa asnjë infektim, ky vend po lufton tani me rikthimin e sëmundjes. Shumica e rasteve të reja duket se janë të lidhura me shpërthimin e fundit të koronavirusit në Aukland, sipas drejtorit të Përgjithshëm për Shëndetësi, Ashley Bloomfield.

    Situata e rënduar në Auckland ka shtyrë kryeministren Jacinda Arden të shtyjë zgjedhjet me katër javë.

    Ato duhet të ishin mbajtur në 19 shtator, por tani do të zhvillohet nga mesi I tetorit.

    Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1,631 raste me koronavirus. Prej tyre, 22 kanë vdekur. Vështirësitë e Zelandës së Re për të ndalur virusin kanë fituar edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha të hënën përgjatë fushatës së tij se ky shtet do të përballet tani me rritje të madhe të shifrave të të infektuarve.

    Duke e konsideruar përhapjen e koronavirusit në Zelandën e Re si gjë “të tmerrshme”, Trump deklaroi “se ky është një armik i padukshëm i cili nuk do të duhej të arrinte kurrë në Evropë dhe pjesën tjetër të botës nga Kina”.

    Zyrtarët besojnë se virusi në Zelandën e Re u rikthye nga jashtë dhe kanë shpresa se mund ta frenojnë./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    Lajme17 Mars 2025
    Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.