×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Si dhe kur duhen përdorur maskat kundër COVID-19 nga nxënësit

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë dhe UNICEF-i rekomandon që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen.

    Fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure. Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e transmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikëqyrjen e të rriturve.

    Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.

    Fëmijët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre.

    OBSH-ja dhe UNICEF-i e kanë përpunuar këtë udhëzim mbështetur mbi parimin që të “Mos Demtojmë Fëmijët”, duke njohur fazat e tyre të zhvillimit, mësimit dhe shoqërizimit.

    Sipas të dhënave, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 por shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.

    Të dhënat e mbledhura deri tash tregojnë se transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës.

    Nga të gjitha të dhënat e rasteve të raportuara me COVID-19 nga Shtetet Anëtare të OBSH-së dhe disa studimeve, fëmijët përfaqësojnë 1-7% të rasteve në shkallë botërore.

    Maskat janë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse masash për të frenuar transmetimin e sëmundjes dhe për të shpëtuar jetë. Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i kollitjes apo teshtitjes me këndin e bërrylit të përthyer apo shami letre njëpërdorimshme, ruajtja e distancës prej të paktën 1 metër, mosprekja e fytyrës, si dhe vendosja e maskës kur është e përshtatshme, janë vendimtare për parandalimin e transmetimit’, informon zyra e OBSH-së në Tiranë.

    Vendimi nëse maskat duhen përdorur nga fëmijët në shkolla, merren nga autoritetet e vendit, të cilët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e OBSH-së dhe UNICEF-it, si dhe udhëzimet për masat e ruajtjes së shëndetit publik në kontekstin e COVID-19 dhe kuadrin rregullator për rihapjen e shkollave.

    “Asnjë fëmije nuk duhet t’i mohohet e drejta e arsimit për shkak të vendosjes së maskës (p.sh., në rastet kur fëmija nuk mund ta përdorë maskën) apo për shkak të mungesës së maskës (për arsye të burimeve të kufizuara apo mungesës së tyre)”, shprehet zyra e OBSH-së. /ATSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtria e tij ka gjuajtur një raketë të re në Ukrainë me rreze të mesme veprimi....
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Vip21 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Basketboll ka regjistruar humbje të rëndë sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ janë mposhtur nga kombëtarja helvete me rezultat 75-43....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin...
    Vip21 Nëntor 2024
    Gjatë darkës së të nominuarëve, ka plasur debati mes Rovenës dhe Drenushës. Derisa Rovena po fliste për Vullnetin duke e akuzuar se...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se deputeti Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.