×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Reagon Thaçi: Asnjë i pandehur nuk i ikë drejtësisë, s’ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it.

    Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë, prandaj, nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa ka shtuar se integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

    “E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Presidentit Thaci.

    Kjo është deklarata e plotë e Thaçit:

    Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës

    Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara.

    Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

    Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë.

    E theksoj se rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë. Publikimi i këtyre dokumenteve ka qenë i papranueshëm.

    Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë.

    Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve.

    Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet.

    E tërë bota e dinë se Kosova ishte viktimë. UÇK-ja dhe tërë populli i Kosovës janë përballur me gjenocid dhe spastrim etnik.

    Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e të vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj.

    Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i institucioneve të shtetit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kaa thënë se kanë filluar punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova Ai ka thënë se...
    Lajme28 Prill 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht duke zhvilluar një operacion kërkimi në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar sot punimet në rrugën Junik-Gropa e Erenikut, rrugë kjo që do të lidh zonat malore...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Udhëheqësi liberal Mark Carney u thotë kanadezëve se Kanadaja vendos “çfarë ndodh këtu”, në atë që duket të jetë një referencë për...
    Lajme28 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në shtëpinë e saj në Pejë. Rastin për Front Online e...
    Lajme28 Prill 2025
    Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.