×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nis testimi i mësimdhënësve, Likaj thotë se më 14 shtator nis mësimi në shkolla

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Ministria e Arsimit dhe SBAShK-u janë të gatshëm dhe të përgatitur të nisin fillimin e vitit të ri shkollor në shkolla më 14 shtator. Kështu është thënë nga ministri Ramë Lika dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë një inspektimi që i kanë bërë sot disa shkollave të komunës e Shtimes.

    Ministri Likaj tha se këto vizita janë të pa paralajmëruara për të parë gatishmërinë dhe përgatitjet nëpër shkolla dhe DKA për fillimin e vitit shkollor sipas udhëzuësve të MASHT.

    “Kjo është një prej vizitave në Shtime. Jemi të kënaqur që ka bërë DKA edhe mësimdhënësit për përgatitjen rreth fillimit të vitit shkollor. Ne shpresojmë që jemi të përgatitur dhe natyrisht po japim kontributin tonë si qeveri dhe si ministri në këtë drejtim, por jemi në koordinim të plotë edhe ne SBAShK-un… Meqenëse jemi të përgatitur edhe siç e dini Ligji anti Covid, ministria e Shëndetësisë dhe IKShP kanë disa kompetenca shtesë presim rekomandimin e tyre për me nxjerr në vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha ai.

    Ministri Likaj po ashtu bëri të ditur se ka filluar edhe testimi për Covid-19 i disa mësimdhënësve në nivel vendi.

    Ai tha se do të testohen 1500 mësimdhënës.

    “Ne kemi marrë informata se do të testohen 1 mijë e 500 arsmimatër në nivel vendi që i bie diku mbi 6.5 përqind të numrit të përgjithshëm për me ditur gjendjen e infesksionit për me hyrë në këtë viti të ri shkollor. Ka filluar testimi. Disa mësimdhënë të Shtimës sot kanë shkuar për testim në Ferizaj”, tha ai.

    Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se janë bërë përgatitjet nëpër shkolla dhe janë të gatshëm të nisin procesin mësimor në objekteve shkollore.

    Sa i takon mësimëdhënëve jemi të gatshëm të fillojmë më 14 shtator, por për këtë vendos edhe IKShP-ja në bazë të situatës pandemike. Ky bashkëpunim mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojë. Ne do të jemi përkrah ministrit Likaj për të mbështetur çdo angazhim në shërbim të arsimit në Kosovë…Në kuadër të vizitave që i kemi bërë nëpër shkolla po shihet që shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim dhe është bërë dezinfektimi i shkollave në përgjithësi. Janë marr masat e distancës sociale mes nxënësve në banka dhe do të bëhen edhe shenjat. Besoj që edhe në këto ditë që kanë mbetur deri më 14 shtator tërë institucionet arsimore do të jenë të përgatitura dhe ta vazhdojmë mbarë vitin shkollor”, tha Jasharaj.

    Ministri Likaj dhe kryetari i SBAShK-ut, kanë inspektuar Gjimnazin “Naim Frashëri” Shtime, shkollën fillore “Skënderbeu” në Reçak dhe shkollën “Lasgush Poradeci” ne Myzeqine, për t’i parë nga afër përgatitjet sipas udhëzimeve të IKPSHK-së. /I.Shabani/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.