×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Mosvotimi i planit për rimëkëmbjen rrezikon bizneset, qeveria kërkon të votohet në Kuvend

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike dështoi të votohet sërish në parim në seancën e së enjtes, por ky veprim po konsiderohet i rrezikshëm për ekonominë e Kosovës. Derisa qeveria kërkon sa më parë të votohet projektligji në fjalë, opozita thotë se ky plan nuk i përmbush nevojat e qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, derisa e pranon se nuk ka vullnet politik për ta miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, thotë për KosovaPress, se ky plan nuk është elektoral dhe as politik, prandaj duhet të votohet.

    Tahiri thotë se ky projektligj sjell të mira për të gjithë qytetarët në këtë kohë pandemie.

    “Edhe ne si koalicion qeveritar nuk i kemi pasur kolegët deputetë të gjithë aty, mirëpo ajo që unë i lus deputetët është që të bëhen të gjithë bashkë për shkak se ky ligj nuk është ligj elektoral, nuk është ligj politik, është ligj i cili sjell të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës në veçanti në kohë pandemie. Ideja nuk është me ia zgjat gishtin askujt, ideja është me e pa se a mundemi me u bë bashkë me e kalua këtë ligj me të cilin do kenë benefite të drejtpërdrejta qytetarët, bizneset, ndërmarrjet dhe mbi të gjitha do hyjnë në funksion një numër i madh i projekteve që i ndihmojnë Kosovës….Këtu ka të bëjë me vullnet politik, vullneti politik nuk ekziston dhe si i tillë ka dështuar”, tha Tahiri.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë se qeveria nuk ka qenë në gjendje të krijojë një ligj i cili do i adresonte kërkesat e qytetarëve dhe do t’i mbulonte nevoja e tyre.

    Kusari-Lila tha se kjo qeveri tash e 4 muaj nuk ka arritur ta realizojnë pakon emergjente fiskale, prandaj sipas saj, të kërkosh votën e opozitës për projektligje, është papërgjegjësi dhe papjekuri politike e qeverisë Hoti.

    “Sot ligji tërësisht identifikohet vetëm me mundësinë e tërheqjes së 10 përqind të Trustit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në mesatare mbi gjysma e kontribut dhënësve do të mund t’i tërheqin jo më shumë se 40 euro, dhe në vetvete kjo po e hap një derë për tërheqje tjera nga Trusti, më pastaj kur ndërhyhet në ligj dhe e dyta që ky koalicion qeverisës nuk i kishte më tepër se 40 vota. Do thotë se përgjegjësia e qeverisë për të kaluar ligjet e veta është minimale apo nuk ekziston fare. Dhe të kërkohet tash dhe të arsyetohet mos aftësia dhe mos mbështetja politike tek partitë opozitare në një ligj i cili nuk ka marr as konsultimet e duhura publike, as nuk ka marr parasysh nevojat e qytetarëve është jo vetëm se papërgjegjësi dhe papjekuri politike por ikje edhe nga përgjegjësia të cilën e kanë marr. Ende kjo qeveria nuk ka arritur t’i realizoj disa nga detyrimet që kanë dal nga pakoja emergjente do thotë as 170 eurot i cili ishte i paraparë nga qeveria Kurti…Sot 4 muaj pasi e kanë marr qeverinë nuk janë në gjendje të realizojnë as pakon nga qeveria e kaluar. Ndërsa, projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike vetëm emrin për rimëkëmbje e ka pasi asgjë përbrenda përmbajtjesore e cila do ndikonte në rimëkëmbje ekonomike nuk ka e lërë më që as mbështetjen me votat të deputetëve të vetë nuk e kanë“, thotë deputetja Kusari-Lila.

    Përfaqësues të odave kanë vlerësuar se gjendja ekonomike është e rëndë dhe duke mos u votuar ky projektligj po rrezikohen shumë biznese.

    Drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se me mosvotimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike po ngelim prapa në aspekt të mbështetjes së ndërmarrjeve duke rrezikuar jo vetëm mbijetesën e tyre por edhe po rrezikohen vendet e punës.

    Sipas tij, aplikimi i masave të parapara në këtë ligj do kishin efekt pozitiv në ekonominë e vendin, por që efektet e tyre do jenë afatshkurta.

    Zeka duke iu referuar të dhënave të ATK-së se ndërmarrjet në Kosovë kanë shënuar rënie prej 1 miliard eurosh, thotë se këto shifra duhet të shihen me dramaticitet nga ana e vendimmarrëseve.

    “Ne realisht as me pakon emergjente fiskale nuk jemi adresuar në mënyrë proporcionale dëmit që është shkaktuar sektorit privat, por as me Pakon Emergjente Fiskale të cilën nuk po arrijmë ta jetësojmë realisht ne po ngelim prapa në aspekt të mbështetjes së ndërmarrjeve duke rrezikuar jo vetëm mbijetesën e tyre por edhe vendet e punës, e sidomos në sektorët si ndërtimtaria të cilët kanë pësuar një goditje të madhe prej pandemisë dhe natyrisht edhe sektorët tjerë joformal ku besohet se ka pjesëmarrje të vendeve të punës….Do ketë megjithatë një efekt pozitiv në ekonomi, qoftë nëse flasim për 100 milionë euro ose 150-60 milionë euro po të tërhiqeshin në përgjithësi, po të tërhiqej 10 përqind i mjeteve të kursyera nga Trusti Pensional nuk mund ta relativizojmë ndikimin që do ketë injektimi i këtyre mjeteve në ekonominë e vendit, por natyrisht që efektet do jenë afatshkurta, ashtu siç edhe kjo do rrezikoj edhe mirëqenien e pensionistëve në të ardhmen”, tha Zeka.

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se mungesa e vullnetit politik për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike do ketë efekte negative zinxhirore në ekonominë e Kosovë.

    “Që nga tani do jemi dëshmitar të asaj që në rrugët kryesore të Kosovës do shohim lokale të mbyllura do shohim fletë ku do shkruhet se lokali në shitje apo jepet me qera. Do kemi reduktim të stafit aty ku ka mundësi për të bërë afarizëm dh e tëra kjo do e dëmtoj Kosovën në shumë indikatorë ekonomik. Në rend të parë do kemi rënie të punësimit, në rend të dytë do kemi rënie të qarkullimit, në rend të tretë do kemi rënie të eksportit dhe rend të katërt do kemi rritje të importit, dhe e tëra kjo e dëmton imazhin dhe perceptimin e Kosovës edhe përballë bizneseve por edhe përballë partnerëve ndërkombëtar. Derisa vendet e rajonit dhe me gjerë bëjnë gara sesi të jenë në funksion të mbështetjes së si të shpikin ide kreative për qytetarëve të vend, ne edhe këto mundësi që i kemi i bllokojmë për hir të interesave dhe tekeve politike”, u shpreh Gërxhaliu.

    Projektligj për rimëkëmbje ekonomike dështoi të kalojë në seancën e kësaj jave, pasi grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës refuzuan të bëheshin pjesë e votimit. Ky projektligj nuk ishte miratuar as në seancën e fundit të muajit gusht.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.