×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ministrja Dumoshi: Vitia, një prej vatrave të kulturës shqiptare

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrat Valdete Bajrami e Engelbert Zefaj dhe një pjesë të stafit të MKRS-së, kanë vizituar Komunën e Vitisë për të inspektuar investimet në këtë komunë të cilat ministria po financon.

    Siç bëhet e ditur në komunikatën ministrore, fillimisht, ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së u pritën në komunë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Në takim u bisedua për projektet që financon ministria dhe bashkëpunimin me komunën. Po ashtu, u nënshkrua memorandumi për Rinovimin e Shtëpisë së Kulturës së Vitisë, në të cilin ministria do të investojë 50 mijë euro në një kohëzgjatje prej dy vitesh.

    Ministrja Dumoshi me këtë rast u shpreh se Vitia ka nevojë shumë për shtëpi moderne dhe funksionale të kulturës. “Po sa e nënshkruam memorandumin për renovimin e shtëpisë së kulturës, e cila i duhet shumë Komunës së Vitisë”, tha ministrja, me ç’rast vizitoi objektin e shtëpisë së kulturës duke theksuar se është e rëndësishme që objektet e të cilat janë ndërtuar shumë vjet më parë të funksionalizohen dhe të vihen në shërbim të kulturës, artit, teatrit, galerisë e bibliotekës si hapësira që do të shfrytëzohen nga njerëzit e artit e të kulturës.

    “I bëj thirrje të gjithë organizatave të pavarura të Vitisë që të aplikojnë në grantet apo subvencionet që i shpall MKRS-ja”, tha ministrja kur foli për përkrahjen e drejtpërdrejtë që jep ministria.

    Ministrja tregoi gjithashtu se me kryetarin Haliti kanë folur për projektet që janë shumë të nevojshme për Komunën e Vitisë, investimet që do të shkojnë për rininë, kulturën dhe truizmin kulturor.

    “Folëm për projekte që janë shumë të nevojshme të cilat do të parashihen në buxhetin e vitit 2021. Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, tha ministrja mes tjerash.

    Ndërkaq, kryetari Haliti e falënderoi ministren dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin në financimin e shumë projekteve që janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë.

    “E falënderoj ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për vazhdimin e kompletimit të shtëpisë së kulturës. Shtëpia e kulturës ka qenë gërmadhë në Viti por me investimet që po bëhen ajo do të revitalizohet”, tha Haliti.

    MST. Vizita në Shkollën e parë shqipe në Stubëll

    Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja qëndroi edhe në fshatin Stubëll, në të cilin ndodhet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë e cila sipas shumë dokumenteve daton para pesë shekujve, por që nën udhëheqjen e Dom Mikel Tarabulluzit, në vitin 1905 themelohet si shkollë e parë shqipe.

    “Është një shtëpi muze, objekt i përhershëm i trashëgimisë kulturore. Është një monument i cili ka një histori pesë shekullore dhe ka kaluar faza të ndryshme, si ajo osmane, e pastaj tek rilindësit tanë”, u shpreh ministrja Dumoshi kur foli për shkollën e parë shqipe si pjesë të trashëgimisë tonë kulturore të cilën e kemi obligim që ta ruajmë e dokumentojmë.

    Ndërsa kryetari Haliti falënderoi MKRS-në nëpërmjet ministres Dumoshi, si institucionin përgjegjës, për shndërrimin në shkollë-muze shkollën shqipe në Stubëll, duke e futur në kuadër listës së trashëgimisë si objekt e si histori. Kryetari tha se për nder të shkollës, çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet ngjarja tradicionale “Ditët e Dom Mikelit” ku marrin pjesë intelektualë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare. Kësisoj, sipas Halitit, është dhënë kontributi në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare, dhe Ministria e Kulturës ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon Supreme Plus – Përfitoni tani! Artmotion ju fton...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje në lexim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Përfshirja në skandalin e Rezervave Shtetërore dhe një proces hetimor kundër tij, nuk e kanë janë bërë pengesë për ngritjen në detyrë...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një interviste në Rubikon në Klan Kosova ka folur edhe për energjinë elektrike....
    Lajme22 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, është pyetur në lidhje me dy figurat kryesore politike në Kosovës. Më saktë, Peci është pyetur së...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i koalicionit qeverisës VV-GUXO, Ekrem Mustafa, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së kthimit të një pjese të GUXO në Lidhjen...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ,Labinotë Demi-Murtezi,  është prononcuar lidhur me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, ku sipas saj pakënaqësi kanë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit hungarez Viktor...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-anëtari i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2025 mund të priten zhvillime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.