×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mblidhet Kuvendi, vazhdojnë punimet e dy seancave dhe mbahet një tjetër e re

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë një ditë të ngjeshur sa i përket punës së legjislativit.

    Për shkak të dështimit të sigurimit të votave në mbledhjet e kaluara, sot para ligjvënësve në ora 10:00 do të jenë serish në rendin e ditës votimi i pesë marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, pro të cilave dje ka shprehur mbështetjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Deputetët do të votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar.

    Po ashtu do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe BERZH për projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan, projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

    Vazhdim të seancës plenare të Kuvendit do të ketë në ora 10:30 me pikën e vetme të rendit të ditës – votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit të Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

    Seanca e re plenare e Kuvendit do të fillojë në ora 11.00, në të cilën pritet zgjedhja e një kandidati për anëtar jo ekzekutiv të Bordit të BQK-së, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes KOSTT, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

    Po ashtu, do të shqyrtohet raporti i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2019, kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, për miratimin e buxhetit.

    Pika e tetë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 7 anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, derisa pika e nëntë dhe e fundit do të jetë ajo për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është sulmuar fizikisht një doktoreshë në QMF në Lipjan. Në raportin 24 orësh, policia ka...
    Lajme26 Prill 2025
    Drejtuesi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se fushata që është drejtuar kundër deputetes boshnjake, Duda Balje, jo vetëm që është e...
    Lajme26 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2025
    Komandanti amerikan, Peter Hazler, është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Në njoftimin që ka bërë KFOR për këtë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Derisa ceremonia e varrimit për Papa Françeskun po mbahet në në sheshin e Shën Pjetrit, disa takime diplomatike po ndodhin mënjanë. Presidenti...
    Lajme26 Prill 2025
    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”. Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ku suhtrim...
    Sport26 Prill 2025
    Pas sulmit që iu bë futbollistit Belgin Jashari, shkolla e futbollit “Arsenal” në Prishtinë është dënuar me 300 euro gjobë nga Federata...
    Front TV26 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me delegacionin presidencial ka arritur në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
    Lajme26 Prill 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar  se mosformimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka pasoja të rënda, jo vetëm në nivelin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.