×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kollçaku për situatën e pandemisë: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, në seancën e sotme të Kuvendit ku po raporton kryeministri i vendit rreth situatës më Covid-19, tha se qytetarët po flijohen për inate personale.

    Ajo tha se deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër ligjit anti-covid për shkak të inateve personale.

    Kollçaku: Qytetarët po flijohen për inate personale

    “Çka bëri kjo qeveri me marrjen e mandatit, menjëherë i shfuqizoi të gjitha kufizimet që i ka bërë qeveria Kurti. Është e vërtetë, në mbledhjen e parë i keni shfuqizuar kufizimet që kanë mbet dhe rishikimi me 20 qershor bazuar në indikacionet epidemiologjike çdo vazhdim të vazhdoj. Ndërsa mbledhjen e 9 korrikut që është diçka e pashpjegueshme për inate personale nuk i japin vizë kalimit të ligjit anticovid, dhe këtu deputetët e po të njëjtit subject nuk e përkrahin iniciativën për inate persona, e flijuat qytetari për inate personale” tha ajo.

    Kollçaku tha se qytetarët nuk kanë besim të qeveria aktuale.

    Kollçaku: Dikush duhet të marrë përgjegjësi për situatën aktuale rreth Covid-19

    “Më vjen mirë që ato masa janë që i ka ndërmarrë më herët qeveria Kurti , mirëpo i them kësaj qeverie që ne tani jemi në rrethana krejt tjera fatkeqësisht dhe për këtë dikush duhet të marrë përgjegjësi. Jemi në rrethana tjera ku radhitemi si vendi me rrezikshmëri të lartë, vend që nuk preferohet për vizitë nga qytetarët e BE-së, një vend që prej shtetit që radhitej si shteti me menaxhimin në tre shtetet më të suksesshme kemi ardh në ato shtete që menaxhohet më së keqi pandemia”, tha ajo.

    Kollçaku tha se vet institucionet i kanë shkelur rregullat dhe kanë dhënë shembull jo të mirë të qytetarët.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.