Ka nisur mbledhja e kryesisë së OVL UÇK-së. Kjo mbledhje po mbahet pas arrestimit të kryetari të OVL UÇK-së dhe bastisjeve që po vazhdojnë të bëhen në ambientet e Organizatës se Veteranëve të luftës.
Në këtë mbledhje pritet të vendoset për hapat qe do i ndërmarrin pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së.
Takimi po mbahet në një lokal i cili ndodhet përballë ndërtesës ku ndodhen ambientet e organizatës së veteranëve të luftës, ndërsa aty është parë edhe nënkryetari Nasim Haradinaj.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2788742971410850/?eid=ARDI5l-2FRCm7MS9IBRSodlop1IkL-NzE8i90Dtu_iQAot2j5CSy_DG1nNx2w9XVIWxiCqlN6tzyX8gb