×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi nga Ranilluku: Dumoshi: MKRS i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, sot vizitoi edhe Ranillukun, ku u takua me të rinj të komunitetit serb, të cilët po kryejnë trajnime për ndërmarrësi.

    Pasi iu premtoi përkrahje të rinjve të komunitetit Serb, Ministrja Dumoshi, ndau certifikata për 51 përfitues të këtij trajnimi të ndërmarrësisë.

    Ministrja e MKRS Vlora Dumoshi, ka theksuar se ministria që ajo udhëheq i përkrah të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallime.

    “Është shumë e rëndësishme kjo ditë që po e bëjmë certifikimin e ndërmarrësisë. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, i mbështet të gjithë të rinjtë e Kosovës pa dallim. Është e rëndësishme që sot komuniteti Serb, të jetë pjesë e programeve ashtu siç janë qytetarët e Kosovës. Kjo është përtej certifikatës sepse ju do të aplikoni për një grand, me aplikimin e të cilit prezantoni planin biznesor që e keni marr gjatë trajnimit. MKRS ka shumë thirrje ku i fton organizatat me aplikua dhe diku 20% e komuniteteve fitojnë. Ju ftoj të aplikoni të punoni sepse edhe ju si rini jeni tonët dhe bashkërisht me organizatat mundemi të bëjmë punë të mira me ju”, ka thënë Dumoshi.

    Ndërsa, Milosh Tomiq drejtor i Administratës në Komunën e Ranillukut, ka thënë se investimi në shkollim është shumë i rëndësishëm për të rinjtë, derisa ka falenderuar Ministren Dumoshi për përkrahjen.

    “Ju keni treguar humanitet të madh gjatë vitit 2020 që këshilli rinor i komunës së Ranillukut, i cili ka qenë i angazhuar që nga marsi, dhe është treguar se të rinjtë janë të dhënë shumë pas punës, se nuk ashtu siç thonë të vjetrit se rinjtë nuk punojnë asgjë, kështu që investoni në shkollim sepse është investimi i vetëm që shpaguhet. Sa më shumë dije aq më shumë do të shpaguhet investimi. Zonja Ministre ju falënderoj juve që ndihmuat qendrën rinore, në bisedë me kryetarin, unë u informova se do të ndahet buxhet për vitin e ardhshëm që më në fund, në Komunën e Ranillukut të funksionojë qendra rinore”, ka thënë ai.

    Dumoshi iu premtoi të rinjve të këtij komuniteti, ndërtimin e Qendrës Rinore, e cila parashihet në buxhetin e vitit 2021./

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.