Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 155 raste pozitivë me COVID-19, nga 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2.
Më së shumti raste sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë konfirmuar në Tiranë – 34, pasuar nga Durrësi me 24, Kruja 12, Korça dhe Lezhë nga 9 raste, Elbasani 8, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar totalin në 3871 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar me koronavirus, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbime edhe 12 qytetarë të prekur me COVID-19, ndërkohë që betejën me sëmundjen e kanë humbur një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare nga Tirana.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipëri me COVID-19 janë regjistruar 7.654
raste, prej tyre 3.871 janë shëruar, 232 kanë vdekur, ndërsa janë edhe 3.551 raste aktive.