×
  • Lajme
  • Lajme

    ​ Ligji për Pandeminë nuk mbështetet nga Qeveria, plani për rimëkëmbje 385 milionë euro

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme nuk e ka mbështetur nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kosovës për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi i disa prej lirive dhe të drejtave të themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se Gjykata Kushtetuese parasheh Ligjin për sëmundjet ngjitëse, andaj sipas tij është i panevojshëm Ligji për luftimin e pandemisë Covid-19.

    Selmanaj ka paraqitur mendimin lidhur me nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për projektligjin për pandeminë, duke thënë se Qeveria e Kosovës vlerëson se sipas procedurave përkatëse të gjitha ministritë kompetente kanë përcjellë opinione dhe deklaratat e tyre sipas fushëveprimit të tyre dhe në rrjedhë të kësaj, qeveria nuk e mbështet këtë nismë legjislative.

    “E vlerëson të panevojshme miratimin e projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës me arsyetimin e se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Konsideron se është Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë çështjet që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik. Po ashtu, vlerëson se angazhimet për rregullim të ri ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë lejojnë hapësirë që në institucionet ekzekutive të kufizojnë këto liri dhe të drejta duke mos qenë kufizimet e tilla proporcionale dhe të nevojshme në një shoqëri të hapur dhe demokratike”, tha Selmanaj.

    Po ashtu është proceduar në Kuvend edhe mendimi lidhur Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19, të arsyetuar nga zëvendëskryeministri Selmanaj.

    Ai theksoi se Qeveria ka dërguar në Kuvend Projektligjin për buxhet që përfshin edhe planin për rimëkëmbjen ekonomike, ku parasheh projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020 më 385 milionë euro.

    Ndërsa, për vendimin për themelimin e Strukturave të Planifikimit Strategjik, që parasheh anëtarë të përhershëm për Planifikim strategjik kryeministrin si kryesues, zëvendëskryeministrin e parë zëvendës kryesues dhe ministrin e Financave në këtë Komision, pati vërejtje për këtë çështje nga zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri se ky Komision bie ndesh me Ligjin për qeverinë.

    “Pak a shumë ne jemi në proces të bërjes së ligjit për Qeveri dhe ajo që unë dua t’iu them është që në këtë proces planifikimi strategjik do të jetë në Zyrën e Kryeministrit, por Komisioni shtetërore për planifikim strategjik jemi ne, është Qeveria e Kosovës, jo ministrat. Në këtë kuptim, mendoj që duhet të shikohet me parë sesi t’i qaset kësaj teme. Është mirë që kur flasim për planifikim strategjik të kemi parasysh programin tonë që tanimë kemi vendosur të fusim si pikë në Ligjin për qeveri që është në konsultim publik. Prandaj, ky Komision mund të bie ndesh me vizionin që ka Ligji për Qeveri”, theksoi Tahiri.

    Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti ka arsyetuar këtë vendim që mori mbështetjen pastaj edhe të zëvendëskryeministrit Tahiri.

    Hoti tha se qëllimi i këtij Komisioni është për koordinim të vendimmarrjes në nivel strategjik për t’i propozuar qeverisë, trupave tjera ligjore në orientimin strategjik të qeverisë.

    “Qëllimi primar i këtij komisioni është më shumë për nxjerrjen e vizionit se nga duhet të shkojnë orientimet kryesore të qeverisë bazuar në programin qeverisës. Një trupë që është sugjeruar nga partnerët tanë zhvillimor dhe që ka funksionuar në qeveritë paraprake. Por, ky komision në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nuk e zëvendëson rolin as të ministrive veç e veç që kanë kompetenca e as komisioneve ndërministrore dhe as rolin e qeverisë”, deklaroi Hoti.

    Por, pika e rendit të ditës e arsyetuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi për themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike nuk është miratuar, edhe pse pati insistim nga ministri Krasniqi.

    Me propozim të kryeministrit Hoti është shtyrë për një mbledhje tjetër kjo pikë e rendit të ditës.

    “Nuk shoh arsye që të shtyhet kjo pikë e rendit të ditës, sepse nuk përbën problem këto pika të cilat përsëriten. Kështu ka funksionuar edhe në të kaluarën dhe nuk paraqet problem as ligjor e as juridik nëse formohet ky komision. Ne kemi 27 investitorë strategjikë, të cilët që tri vjet vetëm dy investitorë kanë marrë emrin e investitor strategjik për shkak të neglizhencave të ndryshme, dhe vakumeve institucionale. Andaj, nëse ne vazhdojmë me të njëjtin ritëm të shtyhen këto pika të rendit të ditës do të kemi një përgjegjësi. Prandaj, nuk shoh ndonjë arsye për të shtyrë këtë pikë të rendit të ditës”, tha Krasniqi.

    Qeveria e Kosovës po ashtu ka hequr nga rendi i ditës edhe themelimin e Komitetit Ndërministror për Përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Qeveria në mbledhjen e saj mori vendim për uljen e normës së tatimit të akcizës në lëngje dhe vetura hibride.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Ekonomi18 Mars 2025
    Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt – dikur ushqime...
    Lajme18 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen është takuar me përfaqësues shqiptarë dhe serbë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    Vip18 Mars 2025
    Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, ka njoftuar ditën e sotme se ka angazhuar një avokate të re në lidhje me...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur...
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.