Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas disa publikimeve të deputetes së PDK’së, Valdete Idrizi, e cila ka shpalosur sot disa informacione të reja konkrete, për trajtim selektiv e të pabarabartë të qytetarëve gjatë menaxhimit të karantinës.
Ajo tha se në mesin e tyre është edhe vajza e biznesmenit të njohur me inicialet SH.S., e cila nuk dërguar në karantinë për shkak të intervenimit të babait të saj ku ai financon Lëvizjen Vetëvendosje.
Por sipas Manxhukës, ky person asnjëherë nuk ka dhuruar donacion ndaj Lëvizjes.
Shkrimi i plotë:
Paradite doli PDK-së për të treguar duke shpifur se si një biznismen paska intervenuar që vajza e tij të mos i nënshtrohet karantinimit dhe se i njëjti qenka financues i VV-së. KJO ËSHTË E PAVËRTETË.
Në mbrëmje disa media potencuan të njëjtën.
Pa gjykuar fare nëse ky rast ka ndodhur sa i përketë karantinës, ky person asnjëherë nuk ka dhuruar donacion ndaj Lëvizjes as në Qendrën tonë në Gjilan e as në Prishtinë. Për më shumë nuk kemi marrë asnjë pyetje paraprake nga këto media, por edhe përtej saj, Lëvizja të gjithë dokumentet me listat e donatorëve i ka të publikuara.
Është e udhës që hulumtimet të bëhen mbi fakte e argumente dhe jo t’i bëjnë ”follow up”-in shpifjeve të PDK-së.

