×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik për shkak të coronavirusit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Zvicra ka përfshirë Spanjën, me përjashtim të Ishujve Kanarie dhe Baleare, në listën e vendeve nga të cilat karantina është e detyrueshme me rastin e kthimit në vend për shkak të rritjes së rrezikut të infeksionit koronavirus.

    Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia, me gati 28.500 vdekje, është shtuar në listën e vendeve dhe territoreve nga të cilat karantina është e detyrueshme pas mbërritjes, njoftoi sot Zyra Federale e Shëndetit Publik.

    Kjo listë përfshin Bahama, Guinenë Ekuatoriale, Rumaninë, Sao Tome e Principet, Singaporin dhe ishullin e Karaibeve të Shën Martinit.

    Njerëzit që kanë qenë në njërën prej këtyre zonave janë në rrezik të rritur të kontraktimit të koronavirusit SARS-CoV-2. Ata duhet “menjëherë pasi të kthehen në Zvicër të shkojnë në banesën e tyre ose vendbanimin tjetër të përshtatshëm”.

    Sipas agjencisë zvicerane ATS, masat për ata që kthehen nga Spanja hyjnë në fuqi të shtunën.

    Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia janë hequr nga lista që nga 8 gushti, tha zyra e shëndetit publik në faqen e saj të internetit.

    Pas një mase të ngjashme nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania të premten deklaroi tre rajone të Spanjës zona të rrezikshme, e cila përfshin karantinë për pasagjerët që kthehen prej tyre nëse nuk kanë dëshmi të një rezultati negativ të COVID-19.

    Qeveria spanjolle tha javën e kaluar se nuk kishte valë të dytë dhe se vendi ishte i sigurt për turistët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.