×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira pune, thonë se janë të neglizhuar

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Sigurim shëndetësor, kompensim për lëndimet në vendin e punës, kompensim për punën jashtë orarit të punës, definim i kompetencave menaxhuese, janë kërkesat që Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka drejtuar institucioneve të shtetit.

    Megjithatë këto kërkesa sipas kryetarit të Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës Muharrem Beka, nuk po gjejnë mbështetje nga institucionet e vendit.

    Beka thotë se kërkesat e tyre në vazhdimësi janë injoruar nga institucionet e Kosovës, e që pas letrës së të premtes ai tha se përsëri do t’iu dërgojnë kërkesat po të njëjtave institucione.

    Muharrem Beka, Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës

    Beka: Definimi i kompetencave menaxhuese në mes të komunës dhe MPB

    “Çështja e statusit juridik të pazgjidhur, definimi i kompetencave menaxhuese në mes të komunës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtu është një absurd, ne jemi me ligj staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pagat i marrim nga komuna, prandaj nuk dihet punëdhënësi ynë. Kur i parashtron kërkesat ndaj secilit e hedhin fajin tek njëra-tjetra në mënyrë rotative, askush nuk merr obligimet që t’i kryejnë përgjegjësitë që i kanë si punëdhënës”, thotë ai.

    Ai thotë se zjarrfikësit kanë mungesë të pajisjeve personale, e që sipas tij ndikon që ata të përballen me vështirësi të mëdha gjatë punës së përditshme të tyre.

    Beka: Të gjitha këto kemi kërkuar në vazhdimësi dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje

    “Zjarrfikësit e kanë koeficient më të ulëtin në nivel vendi 4.83, mandej mos kompensimi për ndërrim të natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit të punës, pa sigurime shëndetësore, moskompensimi i shpenzimeve mjekësore. Të gjitha këto kemi kërkuar në vazhdimësi dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Pastaj është çështja e gradimeve, e pajisjeve. Zjarrfikësit kanë edhe mungesë të pajisjeve personale, mos të flasim për pajisje kolektive që janë të stërvjetëruara dhe në një situatë të pakuptimtë”, tha ai.

    Gjendja në të cilën ndodhen zjarrfikësit, Beka thotë se duhet të ndryshohet pasi që nga ta varen edhe shumë probleme të qytetarëve. Ai deklaron se institucionet nuk janë duke e kuptuar rolin dhe rëndësinë e zjarrfikësve, prandaj edhe janë lënë në këtë gjendje.

    Beka: Asnjëherë nuk treguan gatishmëri që të analizojnë çështjen e shërbimit të zjarrfikësve

    “Aq shumë kanë neglizhuar edhe aq shumë është treguar papërgjegjësi, saqë zjarrfikësit me indinjatë dhe shumë të zhgënjyer e kanë pritur edhe këtë herë këtë heshtje të tyre që në vazhdimësi janë mësuar vetëm të heshtin. Asnjëherë nuk treguan gatishmëri që të analizojnë së pari çështjen e shërbimit të zjarrfikësve dhe të fillojnë gradualisht me zgjidhjen e problemeve të krijuara në këtë shërbim”, deklaroi ai.

    Kryesindikalisti Beka thotë se zjarrfikësit nuk e kanë vendin në rrugë, por që thotë se nuk po u lihet zgjidhje tjetër.

    Beka: Ju kemi treguar se zjarrfikësit nuk e kanë vendin në rrugë

    “Ju kemi treguar se zjarrfikësit nuk e kanë vendin në rrugë, bile së paku për kërkesat legjitime dhe të drejtat që po na shkelen e të cilat ligjet na i garantojnë. Nuk jemi duke kërkuar atë që nuk na takon dhe nuk jemi duke kërkuar lëmoshë, jemi duke kërkuar që të drejtat të cilat na takojnë t’i përmbushin”, thotë ai.

    Ai potencon se zjarrfikësit kanë qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë kohës së pandemisë, ku thotë se nuk kanë qenë mirë të furnizuar me pajisje mbrojtëse për COVID-19./KP.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.