×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime në koalicion, AAK i jep përkrahje Haradinajt për pjesëmarrje në dialog

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ekipi dialogues i Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë mund të pësojë ndryshime të vogla. Dy ministrat e AAK-së, ai i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ajo e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me gjasë s’do të jenë më pjesë e dialogut. Në vend të tyre pritet të shkojë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Me përplasje, polemika e çarje është karakterizuar puna e koalicionit qeverisës deri sot në Kosovë. AAK tash e sa kohë po e akuzon LDK-në dhe kryeministrin Hoti, se e ka lënë këtë parti anash në procesin e dialogut. Si rrjedhojë, AAK ka paralajmëruar tash e disa herë edhe daljen nga qeveria, shkruan lajmi.net.

    Por gjërat mund të ndryshojnë ditëve në vijim. Në media mbrëmë u raportua se është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që ka kërkuar që të jetë vet pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të dy ministrave të partisë së tij.

    Lajmi.net sot gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në lidhje me këtë çështje, mirëpo që të njëjtën nuk e ka marrë.

    E një zyrtar i lartë i AAK-së, për lajmi.net ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë kërkesë zyrtare të Haradinajt për pjesëmarrje në dialog.

    Siç është thënë, nëse një gjë e tillë është kërkesë dhe dëshirë e Haradinajt, ai do ta ketë edhe përkrahjen e anëtarëve tjerë.

    “E kemi pasur mbledhjen e Këshillit Drejtues mirëpo një gjë e tillë nuk është diskutuar, s’kam ndonjë informacion. Natyrisht se nëse kjo ndodhë, do të ishte mirë edhe për Kosovën, ngase Haradinaj e ka përvojën e duhur edhe në dialog, dhe do ta kishte përkrahjen e AAK-së”, ka thënë ky zyrtar.

    Megjithatë, në lidhje me këtë çështje nuk është deklaruar ende kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ky i fundit, ka pasur përplasje jo fort të buta me kryeministrin Hoti edhe para nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

    Madje, Haradinaj kishte “kërcënuar” me largim nga koalicioni, nëse nuk ndryshohet apo hiqet tërësisht pika e marrëveshjes që fliste për Liqenin e Ujmanit.

    Haradinaj edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e dialogut dhe takimeve të nivelit të lartë me Serbinë, bashkë me presidentin Thaçi.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Hyseni foli rreth problemeve rreth...
    Lajme02 Qershor 2025
    Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor. “Inspektorati Policor i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Analisti Visar Ymeri ka komentuar protestën e përfaqësuesve të bizneseve të cilët të enjten kanë bllokuar hyrjet në Prishtinë, si shenjë kundërshtimi...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Artikull i Sponsoruar01 Qershor 2025
    Zbuloni magjinë e verës buzë ujit në një nga ambientet më të kërkuara të sezonit! Lakeside Hotel ju fton të festoni hapjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.