Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Në Kuvendin e Kosovës ia ka thënë se kërkesa për këto zgjedhje kishte ardhur në qeverinë Kurti, mirëpo që e njëjta as nuk ishte refuzuar e as nuk ishte konfirmuar.
“Për hir të vërtetës, zgjedhjet organizohen në Kosovë nga OSBE-ja. Ata kanë kërkuar që të kenë 140 pika grumbulluese, nuk janë leju, unë kam leju të njejtat aranzhime që janë bërë që nga vitit 2012. Kjo kërkesë, sepse OSBE-ja nuk e merr përsipër organizimin e këtyre pikave grumbulluese. Kërkesa ka qenë në qeverinë paraprake nja dy-tri javë, as nuk është konfirmuar e as refuzuar”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për gjendjen e pandemisë, për të cilën ka thënë se të gjitha vendimet janë marrë me rekomandim të ekspertëve shëndetësor.
“Më lejoni të ju them që jemi duke ndjekur strict protokollet e OBSH-së. Këto vendime për lehtësim të masave janë të ekspertëve shëndetësor. Unë kërkoj që situata e pandemisë mos të përdoret për politikë”, tha ai.