×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në mes të pandemisë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen të mërkurën.

    Votimi për herë të parë këtë vit do të zgjasë tre ditë për shkak të situatës aktuale të Covid-19. Nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Votimin do ta kryejnë në shtëpi me ndihmën e një këshilli zgjedhor të veçantë të formuar nga KSHZ.

    Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronikë, të burgosurit e ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, pra dy orë më shumë se raundet e mëparshme zgjedhore. Zgjedhjet mbahen në një situatë të rënduar nga koronavirusi në vend.

    Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut regjistroi 8 vdekje, në mesin e të cilave edhe ajo e një vajze 24-vjeçare nga Tetova, e cila është njëkohësisht viktima më e re e Covid-19 në vendin fqinj. Sipas burimeve mjekësore, vajza nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike./TCh/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.