×
  • Lajme
  • Lajme

    Zenun Halili drejt pozitës së Rektorit të UP’së, jep dorëheqje nga Këshilli Drejtues

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Zenun Halili ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Ai pritet të kandidiojë për Shef të universitetit më të madh publik në Kosovë.

    Profesori i shkencave politike, Zenun Halili, pritet të jetë njëri prej kandidatëve kryesor për Rektor të Universitetit të Prishtinës.

    Halili ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të UP’së derisa ka konfirmuar se ka nisur konsultat me stafin akademik të UP’së për të siguruar mbështetjen për Rektor të universitetit të themeluar më 1970.

    “Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli Drejtues. Jam konsultuar me studentët, me profesoratin e UP’së dhe me shumicën e dekanëve të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, për të siguruar mbështetjen, që nëse i futem garës të jem kandidat konsensual i universitetit”, ka thënë Halili, për Express, të dielën.

    “Konsultimet do t’i vazhdoj edhe ditëve në vijim”, ka shtuar ai.

    Halili më herët ka mbajtur pozitën e Kryesuesit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejësdhe ka mbajtur pozitën e Shefit të Departamentit të Shkencave Politike në UP.

    Megjithëkëtë, Halili ka edhe nënshtetësi amerikane dhe flet përpos anglishtes edhe spanjishten.

    “Ne vitin 2003 si shtetas amerikan, e kam lëne familjen dhe biznesin për të kontribuar vendit tonë”, ka thënë ai.

    Megjithëkëtë, më 20 qershor, Halili kishte mohuar se mund t’i hynte garës për rektor të UP’së.

    Halili ka lindur në fshatin Poterq të Klinës dhe ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin Filozofik në vitin 2004 derisa studimet e magjistraturës në Amerikës.

    Konkursi për rektor të UP’së është hapur më 10 korrik dhe do të mbyllet më 24 korrik në ora 15:30 derisa për rektor të ri duhen votat e 6 prej 9 anëtarëve të KD të UP.

    Deri më tash janë përmendur disa emra tjerë për Rektor në mesin e të cilëve Naser Sahiti, i cili e kishte konfirmuar për T7 se po mendon t’i hyjë garës për Shef të UP’së. Ndërkaq, edhe prorektori në largim Faton Berisha është përmendur se ka kërkuar përkrahjen e LDK’së për të marrë nën menaxhim Universitetin e Prishtinës. Emra tjera në garë për rektor janë përmendur edhe Behgjet Mustafa, Syzana Manxhuka-Kerliu, Isa Elezaj, Besnik Krasniqi.

    Universiteti i Prishtinës nga paslufta është udhëhequr kryesisht nga njerëz të afërt me partitë në pushtet. I tillë ishte edhe Mujë Rugova (2009-2012) i cili ishte emëruar Rektor kur kishte edhe pozitë në PDK. Pastaj kishte ardhur Ibrahim Gashi i AKR’së i cili qe detyruar të jepte dorëheqje për shkak të protestave kundër tij. Për një kohë pozitën e Rektorit e kishte mbajtur Ramadan Zejnullahu, i cili kishte nisur reformat në Universitetin e Prishtinës. Rektor të UP’së ishin edhe Enver Hasani e Arsim Bajrami.

    Rektori në largim, Marjan Dema (PSHDK), erdhi në krye të Universiteti si kompromis i PDK’së, e cila i kishte premtuar demokristianëve një pozitë ministrore në këmbim të përkrahjes në zgjedhjet nacionale. Prej pasluftës, UP është udhëhequr prej rektorëve të përkrahur nga partitë politike, kryesisht PDK’ja, e cila ka kontrolluar pjesën më të madhe të Këshillit Drejtues dhe Senatin.

    Aktualisht, UP rangohet si universiteti më i mirë në trevat shqipfolëse.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.