Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për medie.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, me filli prej orës 13:00 të ditës së hënë do të mbajë konferencë për medie.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, temë e kësaj konference është “Manuali për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.
Duhet theksuar se gjatë tre ditëve të fundit numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shënuar rritje dhe aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 486 raste me koronavirus, ku 33 prej tyre kanë vdekur dhe 953 janë shëruar.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 50 raste aktive me koronavirus.