×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Lakorja e rasteve të vdekjeve brenda 24 orëve ka rënë në zero

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook tha se lakorja e rasteve të vdekjeve brenda 24 orëve ka rënë në zero,.

    Përkushtimi maksimal sipas tij duhet të vahzdohet tutje

    .Zemaj premtoi që QKMF e Junikut do të mbështetet për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve për shërbime shëndetësore

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.
    Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje.Përkitazi rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, bidesuam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune.

    Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor.Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike.Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore.I falënderova mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë.Në këto takime, ishte i pranishëm edhe Ruzhdi Shehu, përfaqësues junikas dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.