×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj kërkon llogaridhënie dhe rritje të performancës nga punonjësit shëndetësorë

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë po zotohet se do të kërkojë llogaridhënie nga secili punëtor shëndetësor, megjithatë thekson se nuk kanë për qëllim shkarkimet. Pas takimit me drejtorët e klinikave, ministri Armend Zemaj ka vizituar edhe Klinikën e Radiologjisë dhe Pediatrisë.

    Zemaj tha se sot kanë parë për së afërmi punën në QKUK, me qëllim të koordinimit të punës më të mirë me klinikat.

    “Në situatën aktuale që jemi të emergjencës kërkojmë që të rrisim performancën, llogaridhënien dhe të kthejmë shërbimet e plota dhe qytetarët tonë të mos vuajnë nga asnjë pasojë qoftë e neglizhencës apo e mos përgjegjësisë, për të cilët di të kërkojë llogari dhe raporte të bazuara e të saktësuara”, tha ai.

    Zemaj tha se nuk shkojnë me logjikën e shkarkimeve, por të rifreskimit, avancimit të punëve dhe kryerjen e tyre me nder dhe etikë.

    Ai ka folur edhe për shtesat e punëtorëve shëndetësorë në vlerë prej 300 eurove.

    “Ne do të jemi në përkrahje edhe në aspektin buxhetor. Ju e dini që me shfuqizimin e Ligjit për Paga edhe si ministër i Shëndetësisë por edhe si Qeveri e Kosovës kemi kaluar në një nivel tjetër të kësaj problematike. Bashkërisht edhe me drejtorin por edhe me të gjithë jemi të angazhuar që në kuadër të mundësive buxhetore të shohim racionalizim të plot dhe ndihmesë maksimale për të gjithë punonjësit shëndetësorë në Kosovë”, tha ai.

    Ndërkohë që është raportuar se një laborator i licencuar për testimet PCR ka mashtruar me dokumente, e që e njëjti nuk i ka përmbushur kriteret, ministri Zemaj nuk ka treguar nëse ky institucion është gjobitur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.