Kosova është duke u përballur me një numër të madh të rasteve pozitive me COVID-19.
Si rezultat i kësaj hapësirat e Klinikave të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë stërmbushur me pacientë, duke u bërë kështu e pamundur trajtimi edhe i pacientëve të tjerë.
Për këtë Ministria e Shëndetësisë i ka disa opsione që të rris hapësirat për trajtimin e rasteve me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar vet ministri Armend Zemaj.
“Janë tre ose katër opsione. Salla 1 tetori, Aeroporti i Vjetër i Prishtinës, Qendra e Panaireve në Hade, Aeroporti i Gjakovës, Qendra Inovative në Prizren”.
Lidhur me këtë është duke u diskutuar dhe vendimi do të bëhet i ditur në vazhdim. Klan.Kosova.