×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Familjarët e të infektuarve i kemi larguar me polici nga klinikat

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në seancën e sotme ka ngritur si shqetësim faktin që familjarët e infektuar me COVID-19 po shoqërohen nga familjarët e tyre në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë edhe spitalet rajonale. E lidhur me këto raste ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo ka ndodhur më herët dhe për këtë është dashur intervenimi nga Policia e Kosovës.

    Demi-Murtezi ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj se pse keni vazhduar me heqjen e masave në vazhdimësi pa e vlerësuar shkallën e rrezikut .

    Demi-Murtezi: Kush ka pasur guxim të lejojë që të infektuarit me COVID-19 të shoqërohen nga familjarët

    “Me ata që hospitalizohen kontakti i vetëm duhet të jenë personeli shëndetësor të pajisur me rroba mbrojtëse. Ndërkohë, këto ditë ne po shohim në vazhdimësi nga afër e po raportohet edhe në medie se familjarët e të infektuarve janë në kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit qoftë nga papërgjegjësia apo edhe nga nevoja për t’u kujdesur për të afërmit e infektuar kësisoj virusi që kishte kapluar një person në familje tashmë e ka derën hapur për t’i kapluar të gjithë. Kush ka pasur guximin që të lejojë që të infektuarit me COVID-19 në Klinikën Infektive edhe Pulmologjisë dhe spitalet regjionale të shoqërohen nga familjarët”, tha ajo.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përkundër përpjekjeve të punëtorëve të kompanive të kontraktuara për sigurim fizik për moslejim të palëve në objektet shëndetësore kjo nuk është arritur, prandaj është kërkuar ndihmë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë.

    Madje ai tha se me përfshirjen e policisë është zgjidhur ky problem.

    Zemaj: Është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i ndaluar familjarët e të infektuarve

    “Ky është një shqetësim i përgjithshëm, ka të bëjë pak a shumë edhe me kulturën tonë dhe ambientin me të cili jetojmë. E adresuat edhe ju dhe pyetja është pothuajse para një muaji e më shumë. Mund t’iu informoj se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në vazhdimësi përmes kompanisë të kontraktuar për sigurim fizik të objekteve kanë ndaluar prezencën e palëve në objektet shëndetësore e në veçanti praninë në klinikat ku ka rrezikshmëri më të lartë dhe ku trajtohen pacientët me COVID-19. Përkundër angazhimeve maksimale familjarët kanë gjetur forma alternative për të hyrë brenda. Kjo ka qenë arsyeja pse është kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës përmes shkresës zyrtare në mënyrë që të asisojë në këtë drejtim. Policia e Kosovës tashmë është e kyçur në Klinikën Infektive dhe po asiston mjaftë mirë… Me kyçjen e Policisë së Kosovës kjo çështje është zgjidhur dhe nuk ka raste të tilla”, tha ai.

    Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku foli rreth kësaj problematike, ku tha se qeveria duhet të siguroj staf të mjaftueshëm për siguri për jetën e pacientëve.

    Mulhaxha-Kollçaku: Detyra e shtetit nuk është për të shpërndarë gjoba

    “Me përgjegjësi të plotë po e them që shumë prej tyre më kanë deklaruar që iu është thënë që duhet të qëndroni pranë pacientit sepse nuk kemi mundësi me u përgjigje për jetën e tyre nga stafi shëndetësor edhe mundem me t’i sjellë shumë dëshmitarë. Detyra e shtetit nuk është me shpërndarë gjoba për familje por të sjellë rregull në spitale për të siguruar staf të mjaftueshëm mos të rrezikojë në orët e vona të natës pacienti për një bocë me oksigjen. Garantoni sigurinë e jetës së pacientëve”, theksoi ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.