
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Komunën e Vushtrrisë si dhe Shtabin emergjent komunal për menaxhimin e pandemisë.
Zemaj, ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, kryeinspektorja Shëndetësore (u.d) Nora Krasniqi dhe kryeinspektori i AUVK-së, Ibrahim Tërshnajku.
“Ajo çka është më rëndësi, ne sot kemi ardhur ta përcjellim mesazhin që pandemia në Kosovë nuk ka përfunduar. Vushtrria është e njohur për menaxhim efikas, por infektimet kanë vazhduar”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.
Moskujdesi dhe mosrespektimi i rekomandimeve IKSHP-së mund të na sjellin në regres. Mos ta humbasim sakrificën e të gjithë punonjësve të shëndetësisë”, ka përfunduar Zemaj.