×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Do të ishte mirë që pjesë e ekipit të delegacionit të ishte një përfaqësues nga odat dhe MF-ja

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, ka folur për takimin e Washington-it që pritet të mbahet sot në të cilin temat e diskutimit janë ekonomike dhe tregtare.

    I pyetur se në këtë takim është raportuar për një shifër 13 miliardë eurosh për projekte infrastrukturore, Zeka ka deklaruar se beson që kjo nënkupton transformim të rrënjësishëm të ekonomisë se vendit, duke shtuar se kjo do të ishte njëra prej gjërave më të rëndësishme ekonomike

    “Kjo përkrahje financiare është nga institucionet financiare të SHBA-së. Pra me një fjalë këto miliona dollarë amerikanë jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin do të kishin rol kryesor në transformimin e ekonomive edhe të raporteve ndërshtetërore, ndoshta edhe të ndryshimit të atyre që ne i konsiderojmë si prioritete”.

    “Nëse i analizojmë studimet që bëhen me qytetarë të Kosovës dhe të Ballkanit në mesin e problemeve kryesore rezulton papunësia dhe problemet socio-ekonomike, dhe jo njohja dhe mosnjohja”.
    “Pikërisht besojë që kjo i ka dhënë nxitje tjetër Amerikës, administratës se Trump që zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë ta kërkojë përmes një marrëveshje ekonomike që ndihmon qytetarët që të kenë një perspektivë më të mirë ekonomike që të kenë një vend pune, dhe pastaj natyrisht përmes kësaj të afrohen drejt një zgjidhje përfundimtare që të ofronte njohjen e shteteve”.

    Zeka tutje ka deklaruar se do të ishte mirë që në ekipin e delegacionit të Kosovës të ishte edhe ndonjë përfaqësues i odave ekonomike.

    “Do të kishte qenë fare e drejtë që dikush nga odat nacionale ekonomike të Kosovës të kishte marrë pjesë me ekipin e delegacionit të Kosovës në takimin e 4 shtatorit në Washigton. Nuk mund të komentojë se pse nuk është ftuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës apo ndonjë përfaqësues tjetër të bizneseve, a do të kishte qenë e drejt po gjithsesi meqenëse se palët atje janë njoftuar se do të diskutohet për çështje ekonomike dhe do të ketë marrëveshje puro-ekonomike dhe do të ishte fare e kuptueshme që brenda saj të ishte dikush që e përfaqëson sektorin privat apo dikush që ka kapacitet më të mëdha”.

    “Nëse mund të bëjmë një krahasim me ekipin e delegacionit të Serbisë që është pjesë Ministri i Financave, meqenëse është farë e kuptueshme që nëse ka lëvizje në qeveri në cilin do dikaster do të ishte Ministria e Financave ajo e cila e jep një aprovim për sa i përket implikimeve buxhetore ose çfarëdo vendimi që mund të ketë”.

    “Po flasim për implikime buxhetore po flasim për rritje të borxhit publik do të ishte fare normale që pjesë e delegacionit krahas një përfaqësuesi privat të ishte edhe Ministrja e Financave”, ka thënë Zeka në Speciale të Klan Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.