×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së: Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyqi, ka thënë se gjuha e përdorur në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë në nivelin më të ulët që nga paslufta.

    Bytyqi theksoi se subjekt i seancave po bëhen teket persona dhe agjendat e ulëta.

    “Nga gjuha denigruese, e deri tek fyerjet e kërcënimet, Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka qenë në nivelin me të ulët që nga pas lufta. Seancat nuk mbahen kur duhet, për agjendën legjislative mos të flas, subjekt i seancës janë teket personale e agjenda të ulëta”.

    Ai shtoi se për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga PDK.

    Sipas tij partitë e tjera janë në luftë për të vërtetën e tyre por jo edhe të qytetarëve.

    “Për luftën ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dëgjon vetëm nga partia opozitare PDK, së tjerat parti janë në luftë më të gjithë për të vërtetën e tyre, por jo për të vërtetën e qytetarëve. Çdo ditë rreth 200 raste të reja me koronavirus, në ma pak së 4 ditë gati 20 vdekje. Ndërsa ekonomia e Kosovës është drejt kolapsit total. Dhe në momentin që pritet votimi i buxhetit, që përsëri është bërë i mundur për shkak të PDK-së, seance ndërpritet me skena që na turpërojnë të gjithë”.

    “Nuk mbahet mend që me një legjislaturë është fyer e denigruar kaq shumë, e është punuar aq pak. Kryeparlamentarja Osmani ka po aq përgjegjësi sa edhe faj për situatën e krijuar në institucionin që ajo udhëheq, përderisa nuk kam nevojë të ceki se çfarëdo sulmi brenda dhe jashtë këtij institucioni është i papranueshëm edhe duhet të dënohet njëzëri nga të gjithë”.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar për bllokimin e xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim...
    Lajme20 Gusht 2025
    Në vend ka nisur në fushatë me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për...
    Kronika20 Gusht 2025
    Mbrëmë rreth orës 22:15 në fshatin Bob të Kaçanikt, policia ka arrestuar një person të kërkuar 24-vjeçar, me inicialet K.Ç. Sipas njoftimit...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka reaguar pasi Donika Gërvalla u votua kundër nga partitë e tjera politike. Përmes një postimi në...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se LVV-ja nuk ka as interesim e as interes për të konstituuar Kuvendin. Në ndalesën e...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme. Ai ka thënë se janë dy blloqe politike, duke akuzuar opozitën...
    Lajme20 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e kryetares së Kuvendit, pasi Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.