×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen emrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në “Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës”

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në.

    Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta.

    Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.

    Syri.net Kosova përmes burimeve të afërta me Osmanin ka arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK.

    Këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së.

    Është vet deputeti Haxhi Avdyli për Syri.net Kosovën e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e iniciativës së re politike me në krye Vjosa Osmani.

    Ai ka thënë se kjo gjë po u imponohet si rezultat i përjashtimit të mendimit ndryshe dhe mos respektimit të premtimit të dhënë ndaj elektoratit që po i bën LDK-ja.

    “Ne jemi të detyruar të formojmë këtë iniciativë të re, pasi kreu i partisë na përjashtoi dhe nuk lejoi mendimin dhe mbajtjen e premtimit ndaj elektoratit të LDK-së, e aty ku nuk të lejohet që të përçosh mendimin dhe idetë, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të nisim një rrugëtim të ri politik”.

    Avdyli ka dhënë detaje se pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së, por edhe nga shoqëria civile.

    “Ka shumë anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së por edhe veprimtarë të ndryshëm por edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile që do të na bashkohen. Ne jemi në fazën fillestare të krijimit të kësaj iniciative” – ka përfunduar Avdyli për Syri.net Kosovën.

    Kurse deputeti tjetër nga LDK, Fatmir Rexhepi, që është njëri nga emrat që pritet të i bashkohet Osmanit, nuk ka pranuar të flas me arsyetimin që është i zënë dhe një ditë tjetër do të flas për këtë çështje.

    “Jam i zënë nuk mund të komentoj, për këtë çështje do të flas një ditë tjetër” – u shpreh Rexhepi

    Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për të marrë një prononcim nga ai, por as ky nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona.

    Ramadan Zejnullahu, ish-rektor i UP, është një tjetër emër që është pjesë e listës. Por ai për Syri.net Kosovën nuk ka dashur të konfirmojë këtë informacion, por as nuk e ka mohuar mbështetjen për Osmanin.

    “Nuk dua të komentoj, unë e përkrahi Vjosën dhe kam respekt për punën dhe fjalën që e mban, më shumë nuk dua të flas” – u shpreh Ramadani.

    Edhe avokati Dastid Pallaska nuk i është përgjigjur thirrjeve as mesazheve tona.

    Emri tjetër Ardian Shala nuk ka qenë i qasshëm në telefon, po si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku e ky i fundit sipas burimeve tona ende ka dyshime rreth vendimit përfundimtar të jetë pjesë apo jo e kësaj nisme.

    As Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, e kontaktuar nga Syri.net Kosova, nuk i është përgjigjur thirrjeve tona deri në momentin kur po publikohet ky shkrim.

    Burimi i tha Syrit se shumë shpejt pritet edhe të vendoset përfundimisht emri i kësaj nisme pasi si propozime janë “Lëvizja e Re Demokratike e Kosovës” ose “Lidhja e Re Demokratike e Kosovës”. /Syri.net Kosova

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së...
    Lajme12 Maj 2024
    Banorët shqiptarë në Komunën e Graçanicës vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha. Përveç problemeve që ata kanë aktualisht me lejet për...
    Kronika12 Maj 2024
    1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 23...
    Të tjera
    Kronika12 Maj 2024
    Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Esat Tahiri. Lushtaku tha se Tahiri...
    Ekonomi12 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është shqetësuese zhvendosja e kapitalit nga kompani kosovare që përzgjedhin...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Ministria për Refugjatët e drejtuar nga Talibanët njoftoi të dielën se numri i të vdekurve nga përmbytjet në veri të Afganistanit ka...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Qeveria zvicerane ka njoftuar se zëvendëskancelari i Zvicrës, Andre Simonazzi vdiq të premten në moshën 55-vjeçare Simonazzi, baba i tre fëmijëve, ndërroi...
    Lajme12 Maj 2024
    Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Kjo ditë është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë...
    Kronika12 Maj 2024
    Një çift bashkëshortor janë arrestuar në Pejë. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.