Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zaev 4 vite në krye të Qeverisë, kryeministër shqiptar veç 100-ditë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zyrtarizuan marrëveshjen e arritur midis partive për formimin e koalicionit qeveritar.

    Mandatari Zaev theksoi se marrëveshja ka për bazë një mandat katërvjeçar ku ai do të jetë kryeministër deri në fund të tij.

    Por siç tha në 100 ditët e fundit, Qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër i propozuar nga BDI, ideja e kryeministrit shqiptar që ishte pjesë e fushatës së kësaj partie, informon INA.

    Ai tha se faleminderon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për mençurinë, durimin dhe përkushtimin për këtë marrëveshje për të mirën e vendit.

    Në vetë marrëveshjen BDI tregoi madhështi dhe virtyt për të ardhmen e shtetit dhe interest e qytetarëve dhe për suksesin e vendit. Dua të përmend se pjesë e marrëveshjes është heqja e Qeverisë teknike. Por ne si partner koalicioni jemi dakorduar që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sigurisht që ideja e tyre për kryeministër shqiptar është për ti afruar njërëzit dhe komunitetet, dhe jo për ti larguar.

    “E tha edhe Zaev. Në Maqedoni ka pasur ministër të mbrojtjes, ministër të brendshëm, kryetar Parlamenti dhe kjo veç e ka përforcuar mirëbesimin midis qytetarëve. Cështja e kryeministrit mbetet një porosi për afrim dhe marrje përgjegjësie të shqiptarëve. Duhet përshëndetur edhe guximi i zotit Zaev që për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.
    Zaev veç tjerash tha se kjo marrëveshje do të marrë dritë jeshile në organet më të larta partiake të LSDM dhe BDI.

    “Këtë marrëveshje e arrijmë brenda periudhës që më është ndarë mandati. Marrëveshja e shpejt po bëhet në kohën kur vendi po përballet me sfidat me Covid19 dhe sfidat e tjera.”, theksoi Zaev.

    Ai shpalosi parimet e Qeverisë së re, që janë: standardi jetësor i qytetarëve, rritja e rrogave, pensioneve, investimet, vetingu, kuadrot e pastra dhe cilësore, verifikimi i origjinës së pasurisë së funksionarëve, transparencë e institucioneve dhe zvogëlimi i privilegjeve të funksionarëve, shëndetësia dhe beteja me koronavirusin, ruajtja e ambientit jetësor, zbatimi i reformave, modeli i ri zgjedhor, zvogëlimi i administratës për 20%, efikasiteti i administratës, për 3 muaj të fillojë dhe mbarojë sistemi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ligjet reformatore me flamurin e BE-së, etj.

    “Këto parime janë pjesë e programit të përbashkët qeveritar, që ka si bazë edhe Marrëveshjen me Greqinë, Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Zaev.

    /Front Online/

     

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Gazeta prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një artikull të tërë e mjaft pozitiv kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Ramës....
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Për 321 ditë u shtir si kufomë në TikTok me qëllimin e vetëm për t’u vënë re nga bota e televizionit dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve The Associated Press, ku është ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës....
    Lajme08 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se gjuha e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjuhë...
    Lajme08 Qershor 2023
    Daniel Serwer, profesor veteran dhe njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka shkruar një opinion, të titulluar “Më pak shkopinj, më shumë...
    Lajme08 Qershor 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka biseduar sot me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Peter Ricketts, me të cilën folën për përkushtimin...
    Lajme08 Qershor 2023
    Analisti politik, Agon Maliqi,  ka diskutuar lidhur me Draft – Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilin e ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.