×
  • Auto
  • Auto

    YouTube ndjek TikTok dhe u lejon përdoruesve eksperimente me ngarkimin e klipeve nga 15 sekonda

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Eksperimenti po vjen për përdoruesit në iOS dhe Android.

    YouTube ka njoftuar një veçori të re ku përdoruesit mund të regjistrojnë video të shkurtër, 15 sekonda.

    Në një postim në blog, YouTube tha që po “teston një mënyrë të re për krijuesit që lehtë të regjistrojnë klipe të shumta direkt në aplikacionin mobil YouTube dhe të ngarkojnë si një video”.

    Eksperimenti do të shpërndahet tek përdoruesit në të dy platformën iOS të Apple dhe platformën Android të Google.

    Klipet e shumta prej 15 sekondash do të bashkohen në një video, pasi platforma e transmetimit të videove në pronësi të Google teston mënyra të reja që përdoruesit të ngarkojnë përmbajtje nga aplikacioni celular YouTube.

    Përdoruesit do të jenë në gjendje të ngarkojnë video më të gjata, por kjo do të bëhet përmes aplikacionit të galerisë së telefonit tuaj dhe jo vetë aplikacionit YouTube. Mundësia për të regjistruar videoklipe të shkurtra do të jetë e njohur për fansat e TikTok.

    Videot e TikTok janë gjithashtu të gjata 15 sekonda, me përdoruesit të aftë të ngarkojnë deri në një minutë përmbajtje duke i lidhur videot së bashku. Aplikacioni ka rreth 500 milion përdorues në të gjithë botën. YouTube nuk është e vetmja kompani që përpiqet të imitojë suksesin e TikTok.

    Facebook ka mbështetur dy aplikacione për të luftuar suksesin e kompanisë kineze: Lasso dhe Reels.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Gusht 2025
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për FrontOnline se një person ka mbetur i...
    Lajme11 Gusht 2025
    Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Hajvali. Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se dyshohet se...
    Lajme11 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në lidhje me ngjarjen tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona. Ai ka thënë...
    Të tjera
    Lajme11 Gusht 2025
    Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura. Burime të Klan...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të...
    Lajme11 Gusht 2025
    Vox Kosova, ka publikuar pamjet e 18 majit të 2018-ës, kur në Kuvendin e Kosovës, po votohej për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese....
    Lajme11 Gusht 2025
    Portali FrontOnline sot gjatë ditës ka publikuar shpenzimet e Qeverisë Kurti për 6-mujorin e buxhetit të këtij viti. Sipas këtij raporti të...
    Lajme11 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar sistemin e drejtësisë për numrin e paktë të dënuarve për veprën penale “Fajdeja”,...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se mbajtja e Konferencës së Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes tregon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.