×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemaj i PDK-së: Nga vendi më pro-amerikan, Kurti e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qëndrimet e tij karshi raporteve Kosovë-SHBA.

    Xhemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti në vazhdimësi është tallur me Amerikën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë.

    “Qasja e tij kundër Amerikës është njëri nga top-dështimet më të mëdha në politikën e jashtme të tij si kryeministër në 100 ditëshin e punës së qeverisë. Nga vendi më pro-amerikan në botë, ai e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve. Dhe si të mos mjaftonte, të njëjtën frymë e ndoqën edhe anëtarët e kabinetit të tij”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Kur kryeministri Kurti përgojonte Amerikën dhe Shtëpinë e Bardhë nga foltorja e Kuvendit dhe sulmonte më vonë në mediat ndërkombëtare për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë, u mendua si një shkarje momentale e tij. Shprehjet poshtëruese të tipit “shtëpia e bardhë, shtëpia e verdhë” u konsideruan si pasojë të ngarkesës së tij emocionale. Edhe kur sulmoi disa herë hapur dhe publikisht të dërguarin e Presidentit Trump, ambasadorin Grenell për qëndrime të njëjta me ato të Beogradit, sërish u arsyetuan si deklarata të shkëputura dhe që nuk janë kundër Amerikës. Madje lidershipi i Vetëvendosjes nëpër media u distancua nga linçimi e fyerjet që militantët e kësaj partie bënin në rrjetet sociale kundër figurave kryesore shtetërore të SHBA-ve.

    Por e vërteta është ndryshe, sepse ato deklarata u përsëritën me vetëbesim dhe me zë të lartë nga kryeministri i shkarkuar. Ato janë qëndrime në vazhdimësi të Kurtit i cili është tallur me Amerikën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë. Ai sërish projeksionin e tij të antiamerikanizmit e reduktoi në fjalët tallëse, shpotitëse e përçmuese Amelika..Amelika..Amelika!

    Qasja e tij kundër Amerikës është njëri nga top-dështimet më të mëdha në politikën e jashtme të tij si kryeministër në 100 ditëshin e punës së qeverisë. Nga vendi më pro-amerikan në botë, ai e katandisi Kosovën në një vend me sanksione prej amerikanëve. Dhe si të mos mjaftonte, të njëjtën frymë e ndoqën edhe anëtarët e kabinetit të tij. Fatkeqësisht jehona e këtyre deklaratave të pazakonshme të një kryeministri të Kosovës u transmetuan në Neë York Times, The Economist e Foreign Policy. Armiqtë e Kosovës dhe të Amerikës i përdorën këtë deklarata për të sulmuar çdo të arritur të përbashkët në këto njëzet vite si lirinë, pavarësinë dhe shtetëndërtimin e Kosovës.

     

    https://www.facebook.com/BashmirXhemaj/posts/10222937054159903

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.