×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Qeveria Koti dhe Thaçi janë në një linjë me përpjeken e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Lëvizja e Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimeve të të dërguarit të posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialog, Richard Grenell, i cili tha se me 27 qershor do të ketë bisedime për marrëveshjen me Serbinë dhe Kosovën.

    VV-ja paralajmërimet e Grenellit i quan vendime për të hequr dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeminsistrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi”, thuhet në njoftim.

    Tutje në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Qeveria Koti dhe Thaçi janë në të njejtën linjë me përpjekjen e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të, duke theksuar kështu se Qeveria Kurti i “ka penguar pazaret me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës”.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156914215027000

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë rrëzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat mbështetës në...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Aleancës për...
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, është takuar me komandantin e KFOR-it  Ozkan Ulutash. Në takim është diskutuar për sigurinë, aktivitetet e KFOR-it...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1822 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur opozitës me disa statistika të Trustit, sa i përket punësimit. Murati...
    Lajme26 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, e ka takuar në Strasburg kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në Këshillin...
    Kronika26 Qershor 2024
    Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë. Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me...
    Kronika26 Qershor 2024
    Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të Prishtinës pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Sipas policisë, viktima ka...
    Lajme26 Qershor 2024
    Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj nga sot vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull “Kampionati Evropian i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.