“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, mbrëmë së bashku kaluam një cikël 14 ditor pa as një rast të ri të konfirmuar me Covid 19 nga komuna jonë, përkundër testimeve të vazhdueshme (6 raste të testuar vetëm në dy ditët e fundit). Në ndër kohë kemi vetëm edhe një rast aktiv nga komuna jonë për të cilin lutemi të shërohet sa ma parë. Këto të dhëna janë të rëndësishme në aspektin epidemiologjik dhe shkencor pasi Coronavirusi e ka inkubacionin 14 ditë”, ka shkruar Meholli.
Megjithatë, ai thotë se nuk duhet të relaksohemi, por duhet të vazhdojmë respektimin e masave parandaluese që së bashku ta kalojmë edhe një cikel 14 ditor pa raste të reja të konfirmuara, një hap tjetër i madh në betejën kundër pandemisë Covid 19.

