×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq: Serbia e përkushtuar në rrugën për BE, qëndrim të ndryshëm për Kosovën

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë rënë dakord për të gjitha çështjet e rëndësishme por ka pasur dallime vetëm në çështje që lidhen me Kosovën, siç është pranimit në ENTSO.

    Vuçiq theksoi se Serbia mbetet pa mëdyshje në rrugën për në BE, se ajo vazhdon të përshtatet me standardet dhe rregullat e BE-së, por që ruan të drejtën që gjithmonë të shprehë qëndrimin e saj për çdo çështje, në përputhje me parimet demokratike të Unionit.

    “Ne patëm një takim të mirë, të hapur dhe shumë të gjatë. Ne diskutuam të gjitha temat e rëndësishme”, tha kreu i shtetit serb kur u pyet rreth pavarësimit energjetik të Kosovës disa ditë pasi ajo u pranua nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues (ENTSO), raporton Tanjug.

    “Dua të falënderoj të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, abstenimin e Hungarisë. Kemi pikëpamje të ndryshme. Këto janë probleme dhe ne mezi presim heqjen e tarifave, të gjitha masat reciproke janë të pakuptimta’, shtoi Vuçiq.

    Ai tha se është e rëndësishme që Serbia është në rrugën e saj evropiane.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.