×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiq rrëfehet për takimin e 4 shtatorit, ja çka pret

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë se përgatitjet për takimin me Kosovën në Uashington janë në zhvillim e sipër, porse nuk e di se cila do të jetë agjenda.

    Vuçiq tha se ka shumë njerëz në Serbi që lehtë do t’i zgjidhnin problemet dhe që do të shanin presidentin e Shteteve të Bashkuara, por shtoi se ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse “do të rrezikonte interesat e Serbisë”.

    “Kjo, sidomos për faktin se ky president është në favor të Serbisë më shumë se disa presidentë të tjerë të SHBA-së”, tha Vuçiq.

    Ai tha se po bëhen përgatitje për takim dhe se nuk e tepron nëse thotë se “Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina”. Këtë mund ta konfirmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, tha Vuçiq.

    “Punojmë çdo ditë. Përgatitemi gjatë gjithë ditës”, shtoi ai.

    Presidenti serb tha se nuk e di saktë se cila do të jetë agjenda, por, sipas tij, duhet të bëhet fjalë për ekonominë.

    Megjithatë, tha Vuçiq, prania e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump, në takim, tregon se disa ide janë të mundshme.

    “Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë”, tha Vuçiq, për të shtuar se “Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”.

    Ai i porositi qytetarët serbë që të mos shqetësohen dhe tha se ka përvojë nga takimet me udhëheqësit më të lartë botërorë.

    “Kjo më jep të drejtën të them se do të marrim vendime në mënyrë të zgjuar”, tha Vuçiq, duke theksuar se “ajo që është e keqe dhe shkatërruese për vendin nuk do të pranohet”.

    Administrata amerikane ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të takohen në Uashington më 4 shtator.

    Ky takim fillimisht është planifikuar për 2 shtator, por është shtyrë për dy ditë për, siç është thënë, arsye të planifikimit.

    Nga administrata amerikane po ashtu kanë konfirmuar se nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

    Duke folur për ndryshimin e datës së takimit, Vuçiq tha të shtunën se shtyrja mund të jetë bërë pasi në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Trump.

    Takimi i planifikuar për 4 shtator midis Kosovës dhe Serbisë është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

    Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.