Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko ka folur për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ata po ashtu diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat pritet të diskutohen në Washington në ditët në vijim, raporton Danas.
Vuçiq dhe Botsan-Kharchenko folën edhe për çështje të tjera aktuale në rajon, duke rënë dakord se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie të madhe, transmeton Klan Kosova.