Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur këtë mëngjes për një vizitë dyditore në Paris, ku do të takohet në mbrëmje me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Bisedimet midis dy liderëve pas dyerve të mbyllura do të përqëndrohen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe siç njoftohet, ata gjithashtu do të diskutojnë rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe pandeminë e virusit korona, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.