×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vrau vëllanë me sëpatë, dorasi dënohet me 15 vjet burgim

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka marrë vendim që të dënojë me 15 vjet burgim A. Nikçin i cili, kishte vrarë me bisht të sëpatës vëllain e tij me datën 24 prill të vitit 2019.

    Incidenti që ndodhi në Malet e Qafës së Broqit të Rugovës dyshohet se erdhi si pasojë e prerjes ilegale të pyllit të viktimës që atë ditë kishte dalur të shëtisë andejpari.

    Më poshtë vendimi i plotë i Gjykatës:

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.N për shkak se: I pandehuri A.N:  Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, Komuna e Pejës, me mjet të rrezikshme dhe atë me bisht të sëpatës, duke tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – vëllain e tij, në atë mënyrë që për shkak të raporteve jo të mira familjare për shkak të kontestit pronësor lidhur me pronën – malin, ditën kritike i pandehuri së bashku me të miturin A.N. shkojnë në bjeshkë për të marr dru, pasi që i prejnë dhe i marrin drutë, në momentin kur i pandehuri me të miturin kanë dashtë t’i largojnë trupat nga traktori, viktima i cili paraprakisht kishte lajmëruar policinë për prerje të trupave nga i pandehuri dhe i mituri, e pasi që polica nuk i përgjigjet, viktima ju del përpara të pandehurit dhe të miturit, me ç’rast viktima e sulmon me sëpatë të pandehurin, e ky i fundit arrin që t’ia marr sëpatën nga dora,

    Në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N., pasi që përfundon rrahja i pandehuri vazhdon dhe me bisht të sëpatës – mjetë i fort mprehtës, e godet viktimën ne kokë dhe në pjesë tjera të trupit, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore, e si
    pasoj e goditjes në kokë, viktima pas dy ditësh gjendet i vdekur në largësi 1200 metra në vijë ajrore, nga vendi ku ka filluar përleshja fizike.

    Me këto veprime i pandehuri A.N ka kryer vepër penale te vrasjes së rëndë duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 173 par.1 pika 1.3 e lidhur me nenin 12 par. 3 të KPRK-së.

    Të pandehurit A.N, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 300 €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 40 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

    Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit. Të miturit A.N, për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.1 të KPRK-së i është shqiptuar masa edukative mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

    Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

    Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.