[wp-story]

Lajme

Vrasja në Nekoc, Ramiz Lladrovci i shpreh ngushëllime familjes

Vrasja në Nekoc, Ramiz Lladrovci i shpreh ngushëllime familjes
17:42 | 23 Gusht 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Qamil Demirit nga fshati Nekoc të kësaj komune

Lladrovci ka shkruar në Facebook se i bashkohet dhimbjes së familjes për vdekjen e Qamil Demirit.

“Ngushëllime familja Demiri! Në këto orë të rënda për familjen Tuaj, në pamundësi të pjesëmarrjes në varrim, i bashkohem i dhimbjes Tuaj për Qamilin, familjarëve, miqve dhe dashamirëve Tuaj”, ka shkruar Lladrovci.

Qamil Demiri mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës, pasi u qëllua me armë zjarri.

Në konfliktin ku mbeti i vrarë Demiri, dyshohet se ishin të përfshira dy familje.

Të dyshuar për këtë rast janë disa persona, mirëpo deri më tani ndodhen në arrati.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera