×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Vrasja e rëndë në Kamenicë, i caktohet një muaj paraburgim personit që dyshohet se e mbyti bashkëshorten me shufër metalike

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Pasditen e së shtunës, fshati Berivojcë të komunës së Kamenicës u trondit nga një ngjarje e rëndë.

    Sipas Prokurorisë në Gjilan, i dyshuari N.M rreth 42 vjeç dyshohet se me shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, S.M 34 vjeçare.

    Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për Telegrafin, se të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    “Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur gjatë ditës së djeshme, ku në bazë të kërkesës së prokurorisë, Gjykata Themelore në Gjilan të dyshuarit N.M., i ka caktuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Poashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se çifti kanë tre fëmijë, të cilët aktualisht janë nën mbikëqyrjen e Qendrës për Punë Sociale, ndërkaq motivet që kanë quar deri te ky rast tragjik ende nuk dihen.

    “Ju njoftojmë se për rastin në fjalë motivet ende nuk dihen, ndërsa tre fëmijët e tyre ndodhen tek familja e të dyshuarit, nën mbikëqyrjen e Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Dje, Prokuroria përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, i dyshuari N.M me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i dyshuari me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e godet të ndjerën një herë në kokë, e cila rrëzohet në dysheme, mirëpo i njëjti prapë ka vazhduar ta godet me shufër disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Raportohet se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për rastin e kultivimit të drogës në Sferkë të Klinës. Shkelqim...
    Lajme05 Prill 2025
    Qytetarët s`po përballen vetëm me çmim të lartë të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve thonë se janë bërë të papërballueshme, bazuar në...
    Lajme05 Prill 2025
    Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kina ka marrë masa dhe do të vazhdojë të veprojë kështu, duke thënë se do të mbrojë sovranitetin e vet, sigurinë dhe...
    Lajme05 Prill 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka uruar sot 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO më 5 prill të vitit...
    Lajme05 Prill 2025
    Çmimet e naftës ranë këto dit mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh në Mianmar ka shkuar në mbi 3,300 teksa Kombet e Bashkuara bënë sërish thirrje...
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.