×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrasja e 34-vjeçares nga Kosova në Zvicër, mbyllen hetimet për rastin

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Pas dramës së përgjakshme të pengjeve që kishte ndodhur në Cyrih në maj të vitit 2019, hetimet janë mbyllur. Sipas prokurorit publik dhe policisë kantonale, bëhej fjalë padyshim për një vepër që kishte ndodhur në mes të personave që ishin në marrëdhënie partneriteti dhe për vrasje, shkruan sda.ch.

    Në maj të vitit 2019, shtetasi zviceran me prejardhje kroate kishte mbajtur peng ish-të dashurën e tij (34) dhe shoqen e saj të dhomës (38) në Döltschiweg në Cyrih-Wiedikon. Pastaj Ante S. (60 ) premtoi të dorëzohej pas tre orësh. Në vend të kësaj, ai vrau dy gratë dhe veten . K

    Njëra nga viktimat e krimit të rëndë ishte një shqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S, me prejardhje nga Kamenica.

    Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.

    Pas më shumë se një viti, hetimi mbi çështjen në fjalë tani ka përfunduar. Përfshirja e një pale të tretë në krimin e dhunshëm mund të përjashtohet, ka njoftuar të enjten Prokurori Publik i Cyrihut. Duke qenë se autori i krimit i ka marrë jetën vetes, procedimet tani janë ndërprerë.

    Edhe para krimit, Ante S. kishte kërcënuar, ndjekur dhe terrorizuar ish-të dashurën e tij për një kohë të gjatë.

    Në atë kohë, zyra e prokurorit publik të Cyrihut thotë se ajo qysh nga mesi i prillit kishte bërë një ankesë në policinë e qytetit kundër vrasësit të saj të ardhshëm, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, ishin shqyrtuar masat për mbrojtje nga dhuna por ishin refuzuar sërish.

    Më pak se një muaj më vonë, ndodhi rasti i pengmarrjes, me një përfundim fatal.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ka njoftuar se “do të jetë e mbyllur deri në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    ryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.