Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka kërkuar mërgimtarëve të votojnë me 14 shkurt.
Këtë thirrje e bëri përmes një videomesazhi tash kur kanë mbetur edhe dy ditë kohë deri tek mbyllja e afatit për regjistrim të diasporës si votues jashtë vendit.
“Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar”, u shpreh Kurti.
Sipas tij ka mbetur edhe pak kohë deri tek siç e quan ai ndryshimi i shumëpritur.
Mes tjerash, Kurti ka treguar edhe mënyrën se si duhet të votohet nga mërgata.
“Është vendimtare t’i ndjekni hapat, prandaj të mobilizohemi. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit, bashkë ia kemi dalë. Tash ju bëj thirrje të jemi të bashkuar, që zëri juaj të dëgjohet regjistrohuni”, ka shtuar në fund lideri i VV-së.