×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Grenelli deshi të anashkalonte BE-në dhe Qeverinë Kurti

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur kritike qasjen e ambasadorit Richard Grenell rreth rifillimit të dialogut Kosovë – Serbi.

    Sipas saj, i emisari special i Administratës Trump për dialogun, deshi të anashkalonte Bashkimin Evropian dhe ish-qeverinë, atë Kurti.

    Në një intervistë për KP-në, ajo tha se kosovarët ka kohë që kanë merituar liberalizimin e vizave.

    “Z. Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike (Qeverinë Kurti v.j.). Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE-në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE-ja dhe SHBA-ja, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE-në në vendin e shoferit”, ka thënë Cramon.

    Takimi thirrur nga Grenell Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë për 27 qershor, u anulua, pasi u ngrit atakuzë nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi.

    Tash dialogu do të vazhdojë në Bruksel, nesër, ku Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

    Von Craon e ka quajtur shumë të brishtë situatën politike në vend, por ka shpresë sipas diplomates gjermane

    “Mund të them, se jam e lumtur që shoh që dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit po rifillon përsëri nga BE, dhe unë e di që zoti Hoti është shumë i përkushtuar për suksesin e dialogut. Është e vështirë të vlerësosh punën e tyre pas një kohe kaq të shkurtër; veçanërisht shumë çështje në Kosovë nuk mund të zgjidhen shpejt, siç janë korrupsioni, sundimi i ligjit, shëndetësia ose sistemi arsimor. Këto reforma kërkojnë kohë më të gjatë dhe ndryshime të thella, por unë kam plot shpresë se Qeveria e Hoti do të dëshmojë gatishmërinë e saj për të vepruar. Në situatën aktuale, ne shohim pothuajse numra shumë të lartë të rasteve me COVID 19”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një...
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri  e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britanisë së Kosovës ka organizuar një mbrëmje, ku...
    Lajme19 Mars 2025
    I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi dhënien e mbrojtjes. Ai mohoi se e ka njohur tani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.